www.daci-lawfirm.com

 

 

 

 

Bashkimi Europian dhe politikat mbi Rininė

 

 

Nga Av. Jordan DACI, M.A (Ph.D. Candidate)

 


Referat i mbajtur ne nje konference te organizuar ne Universitetin e Shkodres ne vitin 2007

”Fati i Europės gjithnjė e mė shumė varet nė aftėsinė e saj pėr tu kujdesur pėr shoqėritė qė janė miqėsore ndaj fėmijėve dhe tė rinjve. ... integrimi i njerėzve tė ri nė shoqėri dhe nė jetėn e punės, si dhe pėrdorimi mė i mirė e potencialeve tė tyre janė esenciale pėr tė siguruar njė kthim nė rritjen tė vazhdueshme dhe tė qėndrueshme nė Europė. Tani, mė shumė se kurdoherė Europa tani ka nevojė pėr njerėz tė rinj tė cilėt do tė sigurojnė vazhdimėsinė e angazhimeve dhe qė do tė ndihmojnė nė ndėrtimin e njė Europė tė bashkuar”[1][1]

 

 

Historiku i idesė sė Europės sė bashkuar

 

Bashkimi i Europės i sotėm ka qenė njė ėndėrr shumė e hershme e Europianėve tė mėdhenj. Ideja mė e hershme pėr bashkimin e Europės shėnon vitin 1453, kohė nė tė cilėn Konstadinopoja u pushtua nga Turqit. Nė atė kohė George i Podebrady-s, Mbreti i Bohemisė (njė rajon Cek nė kufi nė Gjermaninė dhe Poloninė), propozoi krijimin e njė bashkimi tė kombeve tė krishterė kundėr Turqve nė 1464. Mė vonė nė vitin 1728, Abbot Charles de Saint-Pierre, propozoi krijimin e njė Lidhje Europiane tė 18 shteteve sovrane, me thesar tė pėrbashkėt, pa kufij dhe njė bashkim ekonomik.  Po ashtu, edhe revolucioni Amerikan i vitit 1776 dhe krijimi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, shėrbeu si vizion pėr disa liderė evropian tė kohės tė cilėt hodhėn idenė e krijimit tė Shteteve tė Bashkuara tė Europės, mund tė pėrmendin kėtu Maquis de Lafajette.[2][2] Gjithashtu, disa ide pėr krijimin e Bashkimit Europian mund tė gjendet edhe nė propozimin e Immanuel Kantit tė vitit 1795 pėr njė “kongres paqe tė pėrjetshme”. [3][3] Mė vonė, Napolon Bonaparti krijoi njė bashkim doganor si njė lloj embargoje pėr mallrat Angleze nė interes tė hegjemonisė franceze, duke krijuar nė njė lloj mėnyrė njė sistem mbikombėtar ekonomik pėr Europėn. [4][4]

 

Ndėrkohė, qė propozimi mė i plotė dhe mė i hershėm pėr njė Europė tė Bashkuar, ėshtė bėrė nga Giuseppe Mazzini (1805 – 1872) i cili njihet edhe si babai i Italisė sė Bashkuar. Nė vitin 1843, Mazzini nė njė nga letrat e tij[5][5] thoshte se Italia e asokohe ishte njė aksident historik dhe se bashkimi i Italisė nėnkupton njė bashkim tė natyrshėm edhe tė Europės.  Sidoqoftė, si arkitekti kryesor i Bashkimit Europian tė sotėm njihet Jean Monnet[6][6] (1888 –1979) i cili njihet gjithashtu si autori i vėrtet i “Planit Schuman” tė vitit 1950 pėr krijimin e Komunitetit Europian tė Qymyrit dhe Ēelikut (KEQĒ) nė vitin1950, i themeluar me Traktatin e Parisit tė nėnshkruar nė 1951 dhe qė u pasua me Traktatin e Romės nėnshkruar nė Romė nė vitin 1957 qė krijoi Komunitetin Ekonomik Europian. Nė tė njėjtėn ditė me krijimin e Komunitetit Ekonomik Europian qė zėvendėsoi KEQĒ, u nėnshkrua edhe njė traktat i dytė i Romės, i cili themeloi Komunitetin Europian tė Energjisė Atomike ose EUROATOM (25 Mars 1957 i cili pėrbėn njė entitet tė ndryshėm ndonėse ėshtė plotėsisht i integruar nė kuadėr tė Bashkimit Europian. Ky fakt shpjegon edhe pėrdorimin e shprehjes “Komunitetet Europiane”. Bashkimi Europian i sotėm ėshtė realizimi i ėndrrės sė Robert Schuman, Konrad Adenauer, Alcide De Gasperi qė janė edhe tre baballarėt themelues tė Komunitetit Europian Ekonomik, qė u shndėrrua mė vonė nė Bashkimin Europian me Traktatin e Maastricht-it tė vitin 1993 qė quhet edhe Traktati i Bashkimit Europian.

 

Vetė ideja e integrimit evropian nė fillimet e veta nėnkuptonte njė integrim nė njė organizim mbikombėtar tė vendeve evropiane si Gjermani, Franca, Italia dhe vendet e Beneluksit pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore qė inter alia synonte shuarjen e mosmarrėveshjeve dhe parandalimin e konflikteve tė tjera midis kėtyre vendeve. Ideja e integrimit u bazua nė idenė e Jean Monnet qė sugjeroi qė bashkimi duhet tė fillonte nė fushat e pranueshme gjerėsisht dhe mė vonė tė shtrihet edhe nė fushat e tjera. Ky proces i ngjan nė formės sė njė spiraleje qė vjen duke u zgjeruar.  Mė vonė, integrimi evropian u bė pjesė e strategjisė sė zgjerimit tė Bashkimit Europian dhe nė funksion tė zgjerimit u krijuar procesi i Stabilizim Asociimit PSA, qė nė njė kuptim tė thjeshtė, pėrbėn njė periudhė kalimtare pėr vendet e Ballkanit Perėndimor gjatė sė cilės ato pėrgatiten pėr anėtarėsimin nė tė ardhmen nė BE duke punuar dhe plotėsuar gradualisht kriteret e anėtarėsisė ose siē njihen ndryshe si kriteret e Kopenhagenit. Gjatė kėsaj periudhė, kėto vende asistohen dhe monitorohen nė mėnyrė tė vazhdueshme nga Institucionet e BE nėpėrmjet instrumenteve tė asistencės ku mund tė pėrmendim CARDS (Community Assistance for Reconstruction, Development, and Stabilisation) ose Asistenca Komunitare pėr Rindėrtim, Zhvillim dhe Stabilizim, PHARE (Poland and Hungary: Assistance for Restructuring their Economies (PHARE) Polonia dhe Hungaria: Asistencė pėr Rindėrtimin e Ekonomive tė Tyre, SAPARD (Special Accession Programme for Agriculture and Rural Development) Programi i Veēantė i Anėtarėsimit pėr Bujqėsinė dhe Zhvillimin Rural dhe Instrumenti kryesor i tanishėm ėshtė  IPA ose Instrumenti i Para-Anėtarėsimit (Instrument for Pre-Accession) qė mbulon asistencėn si pėr vendet kandidate ashtu edhe pėr vendet kandidate potenciale. Gjatė procesit tė Stabilizim Asociimit, marrėdhėniet midis BE-sė dhe vendeve qė aspirojnė tė anėtarėsohen rregullohen nga Marrėveshjet e Stabilizimit Asociimit (MSA) nė mėnyrė tė thjeshtė pėrmbajnė rregullat e bashkėpunimit midis vendeve nėnshkruese dhe BE. Ato konsiderohen si instrumente tė pėrkohshme qė synojnė dhe mundėsojnė pėrgatitjen pėr anėtarėsim tė njė vendi, nėpėrmjet plotėsimit hap pas hapi tė kritereve tė anėtarėsisė gjatė periudhės kalimtare. MSA-tė inter alia pėrbėn njė instrument tė pėrkohshėm qė pėrfundon me anėtarėsimin nė BE.

 

 

 

Politikat e BE-sė mbi rininė

 

 

Politikat e BE-sė mbi rininė pėrfshijnė njė sferė tė gjerė dhe tė pakufizuar ēėshtjesh qė pėrqendrohen kryesisht nė fushėn e arsimit e kualifikimin, punėsimit dhe zhvillimin social, lirinė e lėvizjes si dhe forcimin e jetės familjare dhe tė punės.[7][7]  Nė fushėn e arsimit, politika e BE synon ndėrmarrjen e veprimeve tė cilat synojnė[8][8]:

 

1.      uljen e numrit tė fėmijėve qė braktisin shkollėn;

2.      krijimin e mundėsive mė tė mira pėr arsim dhe kualifikim profesional;

3.      zhvillimin e strategjive nė mbėshtetje tė transparencės dhe njohjes sė kualifikimeve dhe njohurive si dhe pėr vlerėsimin e mėsimit formal dhe jo formal;

4.      zbatimin e vendimit Europass.

5.      etj.

 

Nė fushėn e punėsimit dhe zhvillimin social:[9][9]

 

1.      marrjen e masave pėr nxitjen e punėsimit tė tė rinjve;

2.      zhvillimin e planeve tė veprimit tė personalizuara qė mundėsojnė ndihmė nė kėrkimin e punės, udhėzim dhe kualifikim.

3.      pėrmirėsimin e kushteve tė personave tė rinj tė dobėt.

4.      etj.

 

Nė fushėn e lirisė sė lėvizjes:[10][10]

 

1.        rritjen e transparencės dhe informacionit me qėllim lehtėsimin e studimit dhe punėsimit jashtė.

2.        zhvillimin e instrumenteve nga ana e Komisionit pėr tė pėrmirėsuar mundėsitė e studimit dhe shkollimit jashtė.

3.        etj.

 

Nė fushėn e forcimit tė jetės familjare dhe tė punės:[11][11]

 

1.         Shtetet Anėtare duhet tė mundėsojnė njė pėrkujdes tė pėrballueshėm, tė hapur dhe cilėsor pėr fėmijėt dhe pėr personat e tjerė nė varėsi.

2.         zhvillimin e formave tė reja tė organizimit tė punės, si p.sh. me kohė tė ndryshme (fleksible) lejes sė lindjes pėr nėnat dhe pėr baballarėt etj.

3.         pėrgatitjen e strategjive nė pėrgjigje tė ndryshimeve demografike.

 

Krahas veprimeve tė mėsipėrme[12][12], Bashkimi Europian synon dhe zbaton pėrfshirjen nė politikat e tjera tė BE tė ēėshtjeve qė ndėrlidhen me rininė. Nė kuadėr tė veprimeve tė mėsipėrme, BE udhėzon[13][13]:

 

1.      rritjen e investimeve nė fushėn e kėrkimit dhe zhvillimit.

2.      nxitjen e krijimit tė cikli jetėsor tė punėsimit.

3.      krijimin e tregjeve tė punės tė hapur pėr punėkėrkuesit dhe njerėzit me disavantazhe.

4.      pėrmirėsimin e pėrputhjes sė nevojave tė tregut tė punės me tė punėkėrkuesve.

5.      rritjen e investimeve nė zhvillimin e burimeve njerėzore nėpėrmjet njė arsimi dhe njohurive mė tė mira.

6.      pėrshtatjen e sistemit arsimor dhe tė kualifikimit me kėrkesat dhe nevojat e reja.

 

 

Korniza e treguesve dhe njėsive tė krahasimit pėr mbikėqyrjen e objektiva tė Lisbonės mbi arsimin dhe kualifikimin.

 

 

Nė kuadėr tė Konkluzioneve tė Kėshillit tė Ministrave tė Arsimit tė BE-sė tė Lisbonės nė vitin 2000, u pėrcaktuan kėto tregues kryesorė pėr mbikėqyrjen e realizimit tė objektivave tė Lisbonės mbi arsimin dhe kualifikimin[14][14]:

 

1.      Pjesėmarrja  nė arsimin parashkollor.

2.      Arsim sipas nevojave tė veēanta.

3.      Numri i personave qė braktisin shkollėn nė moshė tė hershme.

4.      Shkrimi dhe kėndimi nė leximin e matematikės dhe shkencės.

5.      Njohuritė gjuhėsore.

6.      Njohuritė mbi teknologji e informacionit dhe komunikimit.

7.      Njohuritė civile.

8.      Tė mėsuarit pėr tė mėsuar njohuri.

9.      Pėrqindja e personave qė pėrfundojnė arsimin e mesėm.

10.  Menaxhimin e shkollave.

11.  Shkollat si qendra lokale tė mėsimit tė gjithanshėm.

12.  Zhvillimi profesional i mėsuesve dhe trajnuesve.

13.  Shtresėzimi i arsimit dhe sistemit tė kualifikimit.

14.  Numri i tė diplomuarve nė universitet.

15.  Lėvizshmėria e studentėve tė arsimit tė lart.

16.  Pjesėmarrja e madhorėve nė tė mėsuarit gjatė gjithė jetės.

17.  Njohuritė e madhorėve.

18.  Arritjet nė arsim tė popullsisė.

19.  Investimet nė arsim dhe kualifikim.

20.  Rikthimet nė arsim dhe kualifikim.

 

Nė kėtė kuadėr, objektivat kryesore janė:[15][15]

 

1.      Pėrqindja maksimale e personave qė braktisin shkollėn nė moshe tė vogėl jo mė shumė se 10%.

2.      Uljen tė paktėn nė 20 % tė numrit tė nxėnėsve me rezultate tė ulėta nė shkrim dhe kėndim.

3.      Tė paktėn 85% e personave tė rinj duhet tė pėrfundojnė arsimin e mesėm.

4.      Rritjen tek e pakta deri nė 15% tė numrit tė studentėve qė diplomohen pėr matematikė, shkencė dhe teknologji me njė ulje tė pabarazisė gjinore.

5.      12.5 % e popullsisė duhet tė marrė pjesė nė mėsimin gjatė gjithė jetės.

 

Politikat e BE-sė nė fushėn e arsimit

 

Sipas Kapitullit Nr.2 “Arsimi, kualifikimi profesional i Rinisė” tė versionit tė Konsoliduar tė Traktatit qė Themelon Komunitetin Europian[16][16], nenet 149 dhe 150: ” Komuniteti do tė kontribuojė nė zhvillimin e njė arsimi cilėsor duke nxitur bashkėpunimin midis shteteve anėtare dhe nėse ėshtė e nevojshme nėpėrmjet mbėshtetjes dhe plotėsimit tė veprimeve tė tyre duke vepruar nė respektim tė plotė me pėrgjegjėsinė e Shteteve Anėtare mbi pėrmbajtjen e arsimit dhe organizimit tė sistemeve tė arsimit si dhe dallimeve tė tyre kulturore dhe gjuhėsore.

 

Veprimet e Komunitetit do tė synojnė:

- Zhvillimin e njė dimensioni europian tė arsimit;

- Nxitjes sė lėvizshmėrisė sė studentėve dhe mėsimdhėnėsve duke inkurajuar inter  alia njohjen e   diplomave dhe periudhave tė studimit;

- Nxitjes sė bashkėpunimit midis institucioneve tė arsimit;

- Nxitjen e shkėmbimit tė studentėve, rinisė dhe mėsimdhėnėsve;

- Inkurajimin e zhvillimit tė mėsimit nė distancė, mėsimit tė gjuhėve tė vendeve anėtare etj.

 

Ndėrkohė, kualifikimi profesional i tė rinjve synon lehtėsimin e pėrshtatjes me ndryshimet teknologjike, lehtėsimin e integrimit profesional nė tregun e punės, lehtėsimin e lėvizjes sė trajnuesve dhe instruktorėve, lehtėsimin e shkėmbimit tė informacionit dhe pėrvojave etj”. Duke shėrbyer nė kėtė mėnyrė si njė angazhim pėr Komunitetin pėr mėsimin gjatė gjithė jetės.

Duke filluar qė nga Samiti i Lisbonės nė vitin 2000, BE vlerėson kontributin e arsimit nė krijimin e njė “Shoqėrie Europiane tė Dijes” qė pėrbėn njė ndėr objektivat kryesore tė BE nė pėrgjigje tė sfidave tė kėtij shekulli.

Nė kuadėr tė politikave tė BE mbi arsimin, vendim kryesor e zėnė: vendimi Europass, Zbatimi i Deklaratės sė Bolonjės, Nxitja e Studimit gjatė gjithė jetės, krijimi i rrjeteve dhe garantimi i lėvizjes si dhe investimi nė fushėn e kėrkimit dhe zhvillimit. Po ashtu, njė instrument i rėndėsishėm qė ndikon drejtpėrdrejtė nė harmonizimin e sistemit tė arsimit tė lartė nė Europė ėshtė edhe Konventa e Lisbonės pėr Njohjen e Kualifikimeve tė Arsimit tė Lartė nė Europė 1997.

 

 

Europass

 

Europass ėshtė krijuar nga Vendimi Europass Nr. 2241/2004 i Parlamentit Europian dhe i Kėshillit tė datės 15 dhjetor 2004 mbi njė Kornizė tė Vetme Transparente pėr Kualifikimet dhe njohurive. 

 

Europas pėrfshin dokumentet si vijon:

 

Europass-CV Biografia e formatit tė unifikuar Europian (Neni 5), Europass-Mobility, dokument qė mundėson regjistrimin e periudhave tė mėsimit tė ndjekura nga mbajtėsi jashtė vendit tė tij (Neni 6),  Europass-Diploma Supplement, dokument qė mundėson informacion mbi arritjet e mbajtėsit nė nivelin e arsimit tė lartė, Europass-Language Portfolio, dokument qė mundėson informacion mbi aftėsitė gjuhėsore tė mbajtėsit (Neni 8), Europass-Certificate Supplement, dokument qė pėrshkruan njohuritė dhe kualifikimet e mbajtėsit qė i korrespondojnė njė kualifikim profesional (Neni 9) dhe ēdo dokument tjetėr tė miratuar si Dokument Europass nga Komisioni nė pėrputhje me kriteret e pėrcaktuara nė Shtojcėn I dhe procedurave tė parashikuara nė Nenin 4 (2).

 

 

Deklarata e Bolonjės

 

Nė thelb dhe shkurtimisht, kjo deklaratė parashikon organizimin e sistemit tė arsimit tė lartė nė 2 nivele nė nivel universitar (Bachellor) dhe pasuniversitar (Master ose Doktor i Shkencave) ose ne tre cikle. Zgjatja minimale e sistemit pasuniversitar do tė jetė 3, ndėrsa cikli i dytė dhe i tretė nėnkuptojnė studimet pėr master dhe doktoraturė.

 

Nga ana tjetėr synon garantimin e lėvizjes sė lirė tė studentėve nė drejtim horizontal, pra kalimi i lirė nga njė degė nė tjetrėn ose nga njėri universitet nė tjetrin dhe nė drejtim vertikal nga niveli Bachelor deri nė atė Ph.D.. Kjo gjė, veē tė tjerash, realizohet nėpėrmjet zbatimit tė sistemit tė pikėve ECTS (European Credit Transfer System). Nė thelb, tė gjitha kėto reforma synojnė unifikimin e sistemit tė arsimit tė lartė nė Europė dhe krijimin e njė zone tė lirė studimi, qė nėnkupton njohjen e diplomave tė lėshuara nga universitetet Europiane. Gjithashtu, parashikohet zbatimi i Shtojcės sė Diplomės ose (Diploma Supplement), e cila mundėson njė informacion tė detajuar mbi lėndėt dhe procesin e studimit. Sidoqoftė, theksi vihet nė ruajtjen dhe garantimin e cilėsisė nė arsimin e lartė. Nė tė njėjtėn kohė, kjo deklaratė pėrkthehet edhe nė shumė instrumente tė tjerė qė mundėsojnė njė gjė tė tillė, pėrfshirė edhe skemat e ndihmės sociale dhe ekonomike pėr studentė e deri garantimin dhe mbrojtjen e autonomisė sė universiteteve.

 

Zbatimi me sukses i Deklaratės sė Bolonjės kėrkon ndėr tė tjera rishikimin e kurrikulave tė studimit me qėllim garantimin e pėrputhshmėrisė sė tyre me tregun e punės. Deklarata i kushton njė rėndėsi tė veēanti edhe kėrkimit shkencor pranė universiteteve etj.

 

Nė kėtė kuadėr, kėrkimi shkencor nė Bashkimin Europian mbulohet nga Programi Kuadėr pėr Kėrkimin dhe Zhvillimin Teknologjik ose FP. Aktualisht, ėshtė hartuar miratuar nga Komisioni Europian Programi Kuadėr FP7 i cili mbulon financimin e projekteve kėrkimore. 

 

Gjithashtu, ėshtė me rėndėsi tė theksohet qė deklarata e Bolonjės pėrcakton qė ajo duhet tė vihet plotėsisht nga shtetet nėnshkruese brenda vitit 2010, pasi asnjėherė nuk ėshtė trajtuar si ēėshtje.[17][17]

 



 



[1][1] Brussels, 30.05.2005 COM(2005) 206 COMMUNICATION FROM THE COMMISSION TO THE COUNCILon European policies concerning youth Addressing the concerns of young people in Europe –implementing the European Youth Pact and promoting active citizenship{SEC (2005) 693}.

[2][2]History of the European Union. I disponueshėm edhe nė internet nė adresėn :  http://en.wikipedia.org/wiki/History_of_the_european_union. Marrw, mw 24 prill 2007.

[3][3] Ibid.

[4][4] Ibid.

[5][5] Giuseppe Mazzini, nuk ka shkruar asnjė libėr, por pothuajse tė gjithė mendimet dhe shkrimet e Mazzinit janė pjesė tė letrave qė ai iu shkruante bashkėkohėsve tė tij tė cilat janė pėrmbledhur dhe pėrpunuar nga shumė autorė.

[6][6] Jean Monnet, ka qenė ndėr tė tjera edhe Shefi i Komisionit Francez tė Planifikimit tė Pėrgjithshėm kur propozoi krijimin e KEQĒ.

[7][7] Brussels, 30.05.2005 COM(2005) 206 COMMUNICATION FROM THE COMMISSION TO THE COUNCIL on European policies concerning youth Addressing the concerns of young people in Europe –implementing the European Youth Pact and promoting active citizenship{SEC (2005) 693}. Faqe 4.

[8][8] Ibid. Faqe 7.

[9][9] Ibid. Faqe 5.

[10][10] Ibid. Faqe 7.

[11][11] Ibid. Faqe 8.

[12][12] Veprimet e mėsipėrme parashikohen nė Paktin Europian mbi Rininė si pjesė e Konkluzioneve tė Presidencės sė Kėshillit Europian tė datės 22 dhe 23 mars 2005, (7619/05).

[13][13] Extracts from the Commission proposal for integrated guidelines 2005-2008 reflecting European Council action lines for European Youth Pact. COM (2005) 141, 12.04.2005.

[14][14] Communication from the Commission on A Coherent framework of indicators and benchmarks for monitoring progress towards the Lisbon objectives in education and training. Brussels, 21.2.2007. Com (2007) 61. Faqe 8

[15][15] Ibid. Faqe 9.

[16][16] EN C 325/98 Official Journal of the European Communities 24.12.2002

[17][17] Deklarata e Bolonjės. Faqe 2.

 

Copyright © "Daci" Law Firm. All rights reserved. Webmaster D.DACI
www.daci-lawfirm.com is powered by Web Builder © 2003-2009