Vetvendosje pėr Kosovėn!
Nga Av. Jordan DACI
Botuar ne Gazeten "Shqiptare"
E drejta e vetvendosjes, ėshtė njė e drejtė universale, e pranuar gjėrėsisht nga praktika ndėrkombėtare e shteteve, e garantuar nga normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe simbolizon respektimin e vullnetit tė popujve. Vetvendosja e ka zanafillėn nė vitet 1791-1792, kohė nė tė cilėn lėvizja ideologjike e Revolucionit Francez ndėrmori disa plebishite pėr aneksimin e Comtat-Venaissin dhe Avignon (1791), Savoy, Mulhouse, Hainaut dhe Rhineland (1792) nė pėrpjekje pėr justifikuar qetėsisht shkakun e mospranimit tė pushtimit tė territoreve dhe dėshirave tė banorėve tė territoreve nė fjalė. Koncepti i vetvendosjes u zhvillua mė tej nga J.S.Mill dhe mori njė formė tė plotė nė dokumentin prej 14 pikash tė Presidentit Wilson, i cili u kthye nė bazėn e teorisė perendimore mbi vetvendosjen dhe Lenini, qėndrimet e tė cilit formuan bazėn e teorisė sė lindjes. Fjalėt e Presidentit Wilson gjatė njė fjalimi pėrpara Lidhjes sė Kombeve: Ēdo popull ka tė drejtė tė zgjedh sovranitetin nėn tė cilin ai dėshiron tė jetojė, kumbuan aq fort sa qė tronditėn shumė fuqishėm themelet e kolonive tė asaj kohe, por edhe shėrbyen si shtysė e fort pėr tė penguar krijimin e kolonive tė reja.
Megjithatė, u deshėn shumė vite qė vetvendosja tė shndėrrohej nga njė parim politik nė njė tė drejtė themelore universale. Falė edhe garantimit qė i bėhet nga njė sėrė dokumentash ligjore ndėkombėtare, tani ėshtė shndėrruar nė njė tė drejtė prima face e detyrueshme pėr tė gjithė subjektet e tė drejtės ndėrkombėtare. E drejta e vetvendosjes ėshtė njohur dhe garatuar edhe nga pratika ndėrkombėtare e shteteve, pėrmendin kėtu: Timorin Lindor, Ēekosllovakinė, Ish Bashkimin Sovjetik, Qipron, Ish Jugosllavinė etj.
Nė tė vėrtetė, rasti i ish Jugosllavisė duke pėrjashtuar Kosovėn, pėrbėn njė rast klasik ku popujt ushtrojnė tė drejtėn e vetvendosjes, shkėputen nga njė shtet i pėrbėrė federal dhe krijojnė shtetet e tyre duke respektuar parimet dhe rregullat e suksedimit tė shteteve nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Sidoqoftė, kjo e drejtė, si pjesė e qenėsishme e sė drejtės ndėrkombėtare, ende nuk ka gjetur zbatim dhe pėr mė tepėr kėrkohet tė mos zbatohet kur flitet pėr rastin e Kosovės, ndėrsa u ėshtė njohur tė gjithė popujve tė tjerė tė ish-Jugosllavisė.
E drejta e shkėputjes e Popullit tė Kosovės pėrveē se nė tė drejtėn ndėrkombėtare, ėshtė e parashikuar edhe nė Rezolutėn e Pėrfaqėsuesve tė Popullit tė Kosovės, Shqipėrisė, Serbisė dhe tė tjerėve gjatė Konferencės tė Themelimit tė Kėshillit Kombėtar tė Ēlirimit tė Kosovės, e mbajtur nė Bujan, mė 31 dhjetor 1942 dhe 2 janar 1944, ku ėshtė njohur e drejta e shkėputjes sė Kosovės. Garant pėr kėtė Rezolutė ishin Ushtria Ēlirimtare Kombėtare e Jugosllavisė, Ushtria Ēlirimtare Kombėtare e Shqipėrisė dhe aleatėt e mėdhenj si: Bashkimi Sovjetik, SHBA, Britania si dhe dokumentet e Atlantikut dhe tė Teheranit. Nė rezolutėn e Bujanit kanė marrė pjesė 49 delegatė nga tė gjithė kombet e Jugosllavisė dhe Pėrfaqėsuesit e Kosovės dhe nė kėtė rezolutė u theksua qė Kosova do tė hynte nė luftėn antifashiste, duke i njohur tė drejtėn e gėzimit tė sė drejtės sė vetvendosjes, si tė gjithė popujt e Jugosllavisė, pas pėrfundimit tė luftės. Pėr fat tė keq, nuk ndodhi kėshtu. Kosova u aneksua me dhunė nėn Serbi (Bukju 30.12.1997).
Gjithashtu kjo e drejtė ėshtė njohur plotėsisht edhe nga komuniteti ndėrkombėtar nė Rezolutėn 1244 tė OKB-sė, e cila themeloi administratėn e UNMIK ose "Misionin e Pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė" qė nė tekstin e saj pėrmban qė: Populli i Kosovės do tė pyetet pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Indirekt, kjo Rezolutė njeh tė drejtėn e vetvendosjes tė Kosovės nėpėrmjet njė referendumi, si mėnyra e vetme qė gjithkush mund tė pyesė popujt.
Njihet botėrisht qė Populli i Kosovės plotėson tė gjithė kushtet e vendosura nga e drejta ndėrkombėtare dhe praktika e shteteve. Pėr mė tepėr, sipas opinioneve tė Badinter Commission (Komisioni i Arbitrazhit pėr ish-Jugosllavinė) dhe tė drejtės ndėrkombėtare, ekzistenca ose zhdukja e njė shteti ėshtė njė ēeshtje fakti dhe efektet e njohjes nga shtetet e tjera janė thjesht deklaruese. Pra, nė kėtė kuptim, Kosova tashmė pėrbėn de facto njė shtet, pėrkohėsisht me sovranitet tė kufizuar, por qė statusi i saj pėrfundimtar nuk mund tė jetė veēse ai qė do tė vendoset me vullnetin e lirė tė popullit tė Kosovės dhe jashtė Serbisė.
Sot, disa vjet pas ēlirimit tė Kosovės nga forcat e NATO-s, Kosova ende vuan pasojat e mosnjohjes de jure tė pavarėsisė. Sigurisht, kjo gjendje nuk mund tė vazhdojė pafund sepse kjo gjė do tė kishte pasoja negative pėr konsolidimin e demokracisė nė Kosovė. Nė kėtė kuadėr, hapi i parė i domosdoshėm pėr tė pėrmirėsuar mirėqeverisjen dhe pėr tė nxitur zhvillimin nė Kosovė ėshtė njė transferim mė i shpejtė i pushtetit nga strukturat e UNMIK-ut tek Qeveria e Kosovės, e cila ka treguar qė ka vullnetin dhe kapacitetet e duhura pėr tė mirėqeverisur vendin, garantuar standarte tė larta demokratike, tė garantojė tė drejtat e pakicave serbe e tė tjera qė jetojnė nė Kosovė dhe pėr mė tepėr tė jetė njė partner i barabartė nė komunitetin ndėrkombėtar qė prodhon stabilitet dhe zhvillim jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon e mė gjėrė.
Tani ėshtė momenti qė ēeshtja e pavarėsisė sė Kosovės tė marrė fund dhe faktori kryesor garant pėr procesin e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė jenė vetėm SHBA dhe askush tjetėr. Njohja de jure e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė veprimi mė i mirė qė mund tė bėj 137 komuniteti ndėrkombėtar pėr sigurimin e paqes dhe zhvillimit nė Balkan. Ajo nuk duhet tė trajtohet si njė kuti Pandore, pasi fatet e Kosovės nuk lidhen dhe nuk duhet tė lidhen me fatet e tė tjerėve. Ėshtė e padrejtė, absurde dhe dashakeqe pėr Popullin e Kosovėsqė nuk i njihet e drejta e vetvendosjes, por trillohen skema dhe plane nga mė tė ēuditshmet, qė nė thelb kanė vetėm njė qėllim tė vetėm, moslejimin e krijimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės.
Sigurisht edhe komuniteti ndėrkombėtar dhe njė pjesė e liderave duhet tė kuptojnė qė shqiptarėt nuk janė ato tė vitit 1912 dhe se pėr mė tepėr edhe vete bota dhe shtetet e tyre nuk janė ato tė atyre viteve. Tashmė, fryma demokratike dhe paqedashėse mbizotėron nė shumicėn e vendeve tė botės dhe standartet e reja demokratike tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nuk krijojnė hapėsira dhe mundėsi pėr kėto lidera apo shtetet qė tė tallen dhe tė bėjnė pazar me fatet e popujve, pėrfshi atė tė Kosovės. Populli i Kosovės e ka shprehur vullnetin e tij pėr pavarėsi nė referendumin e vitit 1992 dhe tė gjithė e dinė qė do tė bėnte tė njėjtėn gjė sa herė qė do ti kėrkohet. Pra, nė kėtė kuadė, ēdo plan apo mekanizėm qė synon njė gjė tė tillė ėshtė falso dhe ka pėr qėllim vetėm tejzgjatjen dhe pengimin e pavarėsisė sė Kosovės. Planet aktuale tė decentralizimit qė janė zbatuar dhe synojnė tė zbatohen nė Kosovė, falė edhe ndikimit tė pėrditshėm tė politikės Serbe kanė devijuar nga qėllimi i drejtė dhe nė thellb kėrkojnė tė realizojnė tė ashtuquajturin Kantonizim tė Kosovės qė do tė shėrbejė si mundėsia e fundit pėr tė mos lejuar funksionimin normal tė shtetit tė pavarur eventual tė Kosovės dhe njėkohėsisht i pėrkthyer nė terma mė tė qarta do tė thotė- shkėputje e disa territoreve nga Kosova nė favor tė Serbisė, gjė e cila ėshtė e pa pranueshme dhe nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe praktikėn e deritanishme tė shteteve. Kosova aktuale, fatkeqėsisht po i ngjan ēdo ditė e mė tepėr njė kolonie nė mes tė Europės, ndonėse koha e kėtyre tė fundit ka kohė qė ka perenduar.
Gjithashtu, ėshtė rasti qė tė theksojmė qė Shqipėria duhet tė luajė njė rol shumė mė tepėr aktiv dhe tė fuqishėm nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ajo duhet tė heqė dorė nga politika e saj inferiore, meskine, e paaftė dhe servile nė raport me fqinjėt, por edhe tė faktorėve tė tjerė ndėrkombėtare dhe tė mos bjerė prehė e sajesave deri edhe letrare tė diplomacisė serbe. Shqipėria duhet dhe ka tė drejtė qė tė luajė njė rol kyē nė zgjidhjen e kėsaj ēeshtje dhe duhet tė jetė njė faktor kryesor e nxitės pėr unifikimin e qėndrimit tė faktorit mbarėshqiptar. Kėrkimi i njė tė drejtė nuk ėshtė dhe nuk duhet tė trajtohet si nacionalizm i tepruar apo si njė qėndrim jo i pėlqyeshėm. Standartet qė i kėrkohen Shqipėrisė nga fqinjėt dhe ndėrkombėtarėt nuk janė veēse standarte tė dyfishta qė janė nė kundėrshtim me parimet demokratike dhe qė nuk marrin pėr bazė parimin e reciprocitetit, parim ky thelbėsor nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.
|