Dibrani Gjergj Kastrioti nuk mund tė jetė njė serb
Simbioza e shoqėrisė pa standarde
-Autori i kėtij shkrimi ėshtė autor i Enciklopedisė sė Dibrės
Nga Fatos Daci

Kam ndjekur me trishtim e keqardhje tė gjitha debatet dhe baltėn e hedhur mbi tė vetmin Hero Kombėtar tė shqiptarėve, Skėnderbeun, ashtu si kam konstatuar dhe mė parė dhe shumė baltė tė hedhur nga individė e qarqe tė pėrveēėm mbi tė tjera simbole kombėtare. Tė gjitha kėto mė kanė bėrė tė ndjehem keq.
Tė gjithė kombet kanė heronjtė e tyre. Tė gjithė kėto heronj tė kombeve tė tjerė janė mbuluar me lavdinė e merituar, por dhe me fetishizėm. Por askund dhe askujt nuk i shkon ndėrmend qė tė revizionojnė figurat e tyre kombėtare, tė cilat i pranojnė, i duan, i nderojnė dhe i ēmojnė ashtu si i kanė; me realitetin dhe me glorifikimin e mė vonshme.
Pse vetėm ne, shqiptarėt, duhet tė revizionojmė ēdo gjė, deri dhe tek Heroi Kombėtar?
Tashmė, shumė shqiptarė, pėr fatin e mirė dhe tė keq njėkohėsisht, kanė shėtitur dhe njohur tėrė botėn. Tė gjithė kėta e dinė se sa tė shenjta janė simbolet kombėtare tė atyre vendeve, si flamuri, himni, heronjtė kombėtarė dhe se tė gjitha kėto simbole, nė ato vende, mbrohen me njė kuadėr ligjor nga mė tė rreptit. Tė gjithė e duan dhe e mbrojnė kulturėn e tyre. Vetėm ne, shqiptarėt, e shajmė dhe e pėshtyjmė kulturėn tonė. Dhe si e argumentojnė gjithė kėtė poshtėrsi: Tė bėhemi si Evropa, qė Evropa tė na pranojė! Po cili shtet, nga tė 26 vendet anėtare tė Bashkimit Evropian, nė kėtė organizim ka shkuar i tjetėrsuar nė atė bashkim? Askush! Tė gjithė kanė shkuar nė BE me identitetet e tyre kombėtare - flamur, himn, kėngė, valle, doke, zakone; me tė gjithė pasurinė shpirtėrore qė kanė akumuluar nga ardhja e tyre nė kėtė botė e deri mė sot. Vetėm ne, shqiptarėt, duam tė shkojmė nė Evropė, si italian, si gjerman, si francez, si italian, si grekė etj, etj., qoftė dhe si majmunė, vetėm si shqiptar jo. Po nuk e dinė kėta tė shitur e tė shtirur, se as bota e as Evropa nuk tė duan dhe nuk tė qasin kur shpėrfytyrohesh kaq keq, si ne? Kush e mbolli kėtė farė tė keqe ndėr trojet tona arbėrore?
Edhe pse kėto janė tė rėndėsishme, le tė kthemi nė temė. Kush janė kėta qė tani revizionojnė e riformatojnė dhe Skėnderbeun? Dy tė rritur nė oborrin e sulltan Enverit, qė tė dy komunistė e bij komunistėsh; qė tė dy tė rritur me pekule oborrtari. Edhe atė qė bėri burg qeni i vet e hėngri, se atė sistem e kishte sjell edhe babai i tij. Dhe, pėr ēudi, kėtyre tipave shtirakė ua paska prishur humorin busti i Skėnderbeut qė na qenka kaq i ftohtė e i egėr dhe ndaj na dashkan njė Skėnderbe tė rraskapitur, nė pleqėri tė thellė, tė urtė e tė butė, se po paska busti i tij imazhin e njė plaku tė urtė na pranuakan nė Evropė ! dhe harrojnė se Skėnderbeu ėshtė memoria historike e shqiptarėve dhe se ai i pėrket asaj kohe, jo kėsaj kohe, dhe nuk ka asnjė mundėsi qė atė ta pėrshtatim me kėtė kohė dhe ta lidhim problemin me marrėveshjet pėr asocim-stabilizim e anėtarėsim nė BE.
Mbase shtirakėve ua do puna tė thonė se armiqtė e Shqipėrisė kanė qenė armiq imagjinarė, por armiqtė e Shqipėrisė asnjėherė skanė qenė armiq imagjinarė. Armiqtė e Shqipėrisė kurdoherė kanė qenė kombe e shtete me emra konkrete, tė Pėrendimit dhe tė Lindjes, me ushtri konkrete, me armė konkrete, me komandantė e gjeneralė konkret, qė vrarė konkretisht, qė plaēkitėn e shkatėrruan konkretisht ēmundėn nė kėtė Shqipėri tė mjerė. ... Mbase shtirakėt i ha meraku se pamja madhėshtore e Skėnderbeut tonė trembėn miqtė e tyre ...por, skemi ēu bėjmė!
Kėta arrijnė e thonė me plotė gojėn se figura historike e Skėnderbeut duhet rikrijuar a rishkruar. Skėnderbeu nė memorien historike tė shqiptarėve dhe tė botės ėshtė komandant dhe burrė i madh shteti, ėshtė i lavdishėm e madhėshtor. Tė pretendosh pėr rikrijim dhe riformatim tė kėsaj figure me kaq shumė vlera jo vetėm shqiptare, do tė thotė tė thuash se ai nuk ishte komandant dhe burrė i madh, se nuk ishte i lavdishėm dhe se nuk ishte madhėshtor. Sa turp! Madje riformatimin, ose Skėnderbeun ndryshe, siē thonė kėta, kėrkojnė tu mėsojnė dhe nxėnėsve! Sa tė menēur qė janė?! Por, lind njė pyetje: Ky Skėnderbe kaq i madh kujt ia errėson sytė dhe ia turbullon mendjen?! Sigurisht tė gjithė atyre qė nuk u pėlqejnė vlerat kombėtare shqiptare, tė gjithė atyre qė jo vetėm duan, por dhe pėrpiqen tė zhvarrosin krenarinė kombėtare- me realitete historike, mite dhe legjenda; tė gjithė atyre qė duan tė ēburrėrojnė Shqipėrinė dhe shqiptarėt....
Dhe kėta shtirakė na thonė se figurėn e Skėnderbeut na e paska stėrmadhuar nacional-komunizmi, edhe pse kėta shtirakė na hiqen mė katolik se Papa, edhe pse me ta ka ndodhur tamam si me atė burrin qė u nda me Krishtin dhe su takua dot as me Muhamedin! Por, tė mos harrojnė, se nė memorien e nacionalistėve tė vėrtetė dibranė babai i njėrit prej tyre nuk do tė harrohet pėr masakrat, vrasjet e torturat qė ai ka bėrė mbi kėtė shtresė, kur ishte nė krye tė Forcave tė Ndjekjes, nė vitet 1945-48.
Qė nga viti 1500 me Barletin e deri mė sot vetėm lavde i janė thurur Heroit tonė tė madh. Kėto lavde nuk kanė qenė vetėm libra, piktura e skulptura, por kanė qenė dhe buste qė janė vėnė nė sheshe tė qyteteve tė mėdha tė disa shteteve. Atėherė, kur kėto ndodhnin nuk kishte lindur ende komunizmi. Madje dhe nė Shqipėri, nė kohėn e Zogut, u vunė buste tė Skėnderbeut nė Kukės e nė Dibėr. Dhe Zogu komunist qe?! Nė vitin 2006 qytetarėt e Dibrės sė Madhe e vunė shtatoren e Skėnderbeut nė qytetin e tyre me mjetet e tyre financiare. Dhe kėta komunistėt ishin, kur nė Maqedoni skishte mė komunistė? Kėto ditė u pėrurua edhe njė bust tjetėr nė Itali, ku ishte i pranishėm dhe presidenti i Shqipėrisė, z.Bamir Topi. Dhe kėtė bust e vunė nacional-komunistėt? Nė pranverė tė kėtij viti edhe nė Qytetin e Peshkopisė do tė vihet njė shtatore e madhe e Skėnderbeut prej rreth 4.8 metrash e lartė. Kėtė shtatore po e bėn me mjetet e tij financiare, tė fituara me punė tė ndershme nė ekonominė e tregut tė viteve tė demokracisė, njė djalė i nderuar i Dibrės me emrin Zaim Korsi, tė cilin me komunizmin nuk e ka lidhur as nė tė shkuarėn e as nė tė sotmen asgjė. Dhe kėtij dibrani tė menēur nacional-komunizmi i tha ta bėnte kėtė gjė! Nė vitet 2005-2006 shqiptarėt e Maqedonisė e vunė bustin e Heroit tonė nė Shkup. Dhe kėta komunistė qenė! Nė vitin 2007 busti i Skėnderbeut u vu dhe nė qendėr tė Prishtinės. Dhe kėtė komunistėt e vunė, o shtirak, qė donė tė na shesėsh tigrin pėr lepur?!
Skėnderbeu realitet historik
Skėnderbeu, ky Hero Kombėtar i shqiptarėve dhe ky burri i madh shteti, ka nderuar e shpėtuar jo vetėm Shqipėrinė, por dhe Evropėn.
Ėshtė thėnė e stėrthėnė se pėr kėtė gjeneral e burrė shteti tė madh janė shkruar pėrgjatė 500 viteve, nga viti 1500 e deri mė sot, mbi 1500 libra nė gjini tė ndryshme, sa me njė llogaritje tė thjeshtė del se pėr tė janė shkruar e botuar 3 libra nė vit nė prozė e nė poezi, pa llogaritur dhe filmat, pikturat e skulpturat e pafundme. Kėta autorė janė shqiptarė e tė huaj. Nga i pari deri mė i mbrami shkruajnė e thonė se Skėnderbeu (Gjergj Kastrioti) ishte njė komandant legjendar, se ishte njė nga gjeneralėt dhe nga burrat e shtetit mė tė mėdhenj qė njerėzimi ka njohur qė nga shoqėria primitive.
E gjithė kjo prurje e bollshme dokumentare nė themel ka tė vėrtetėn
Pastaj pėrgjatė 25 viteve Skėnderbeu luftoi me heroizėm nė krye tė ushtrisė shqiptare kundėr hordhive tė panumėrta turke dhe shumicėn e herėve doli fitimtar mbi ta. Me turqit Skėnderbeut zhvilloj 29 beteja luftarake tė organizuara mirė. Prej kėtyre 29 betejave, plot 17 tė tilla, mė tė rėndėsishmet dhe mė tė pėrgjakshmet i zhvilloi nė territorin e Dibrės. Betejat e Skėnderbeut tė zhvilluara nė Dibėr janė:
1. Beteja e Torviollit (qershor 1444), 2. beteja e Grykės sė Radikės (tetor 1445), 3. beteja e Otonetės ( shtator 1446), 4. beteja e Oranikut (gusht 1448), 5. lufta e Mireshit (maj 1449), 6. rrethimi i Sfetigradit ( maj-korrik 1449), 7. beteja e dytė e Sfetigradit ( shtator 1449), 8. beteja e Modriēit (korrik 1452), 9. beteja e Moēadit (korrik 1452), 10. beteja e dytė e Oranikut (maj 1456), 11. beteja e Mokrės sė Dibrės (gusht 1462), 12. beteja e Vajkalit ( prill 1465), 13. beteja e dytė e Meēadit ( qershor 1465), 14. beteja nė fushėn e Sfetigradit ( korrik 1465), 15. beteja e dytė e Vajkalit (gusht 1465), 16. Masakra e Ēidhnės (gusht 1466), 17. lufta pėr rimarrjen e Ēidhnės (prill 1467).
Raporti i forcave nė betejat qė Skėnderbeu zhvilloi me ushtrinė osmane nė Dibėr ėshtė: Forca ushtarake turke qė morėn pjesė nė luftime 315 mijė, forca luftarake shqiptare 143 mijė me njė raport forcash prej 2.2 me 1 pėr turqit. Ndėrkohė, bilanci i kėtyre betejave ėshtė :Ushtria turke ka pasur 108 mijė tė vrarė, veē tė plagosurve dhe robėrve, ndėrsa ushtria e Skėnderbeut ka pasur 15 tė vrarė, me njė raport : 7 osmanė kanė lėnė kokėn pėr 1 shqiptar. Komandant e gjeneral tė kėsaj ushtrie ka pasur plot gjeneralė dibranė si Pal Maneshin, Pal Kukėn, Vladan Gjuricėn, Hamza Kastriotin, Zaharia Gropa etj. Moisi Golemin si dibran (Moisi Komneni-Araniti), Pjetėr Pelatin nga Perlati i Mirditės, Ballaban Pashė tradhtarin e Matit, Tanush Topinė, Vrano Kontin (tė cilin dikush e nxjerr Kastriot e dikush jo) etj.
Rezultati i gjithė kėsaj lufte tė gjatė e heroike qe krijimi i shtetit shqiptar dhe shpėtimi i Shqipėrisė nga pushtimi osman. Por, duke i ndalur ushtritė osmane pėr 25 vite nė njė territor tė gjerė nga Dibra nė Berat, pėr rrjedhojė, Skėnderbeu qe dhe mbrojtės i Evropės e i krishterimit. Por asnjė logjikė normale nuk mund tė pranojė se Skėnderbeu dhe shqiptarėt luftuan pėr tė shpėtuar Evropėn e krishterimin, siē duan ti japim ngjyra prej absurdi disa. Skėnderbeu dhe shqiptarėt luftuan pėr tė shpėtuar Shqipėrinė, vendin e tyre. Gjithashtu, nuk mund tė pranohet se luftėrat e Skėnderbeut ishin luftėra evropiane, sepse pėrveē rastit tė Beratit, me njė numėr tė papėrfillshėm luftėtarėsh napolitanė, askush tjetėr, pėrveē ndonjė mercenari, nuk u rreshtua nė front nė krah tė Skėnderbeut. Tė gjithė luftėn, me humbjet dhe fitoret, meritat dhe dobėsitė, e pėrballuan shqiptarėt.
Pra, Skėnderbeu qe njė realitet historik, i pranuar ndėrkombėtarisht. Vetėm pak kohė mė parė dhe Kongresi i SHBA doli me njė rezolutė pėrkatėse nė mbrojtje tė nderit dhe tė krenarisė Skėnderbejane. Ndėrkohė, shqiptarėt qė nga vdekja e tij, deri mė sot e kanė pranuar dhe e pranojnė me vetėdije si figurėn mė tė madhe tė historisė sė tyre kombėtare. Kjo e vėrtetė ėshtė sanksionuar dhe me mjete institucionale, siē qe dhe shpallja e tij si Heroi i vetėm Kombėtar.
E vėrteta dhe tė pavėrtetat e Schmitt
E vėrteta kryesore e Schmitt ėshtė se ai pėr origjinė tė Skėndrebeut njeh vetėm Dibrėn. Schmitt nė njė intervistė tė tij, botuar nė Gazetėn Shqiptare, pas debateve dhe kundėrshtive rreth librit tė tij Skėnderbeu, tė botuar pėr herė tė parė dhe vetėm nė Shqipėri, mohon tė ketė thėnė e shkruar se Skėnderbeu ishte serb, por vetėm pranon se ai ka cituar emrin e tij nė version serb, por kjo, thotė ai, nuk do tė thotė se ai ishte serb. Nė fakt Schmitt pėrdor emrin Ivan ose nė vend tė emrit Gjon dhe pėr kėtė ai pretendon se nė kėtė formė e ka gjetur nė arkivat e njė province italiane. Mirė se e ka gjetur, po pėrse e selekton nga qindra tė tjera, tė cilėt Heroin nuk e japin nė version serb, por nė versionin shqip Gjon? Ndėrkohė, po ai deklaron nė intervistėn e tij edhe se Njė emėr nuk ėshtė nė gjendje tė tregojė pėr pėrkatėsinė gjuhėsore ose etnike tė njė personi. Po, njė emėr i dhėnė nė njė gjuhė tė huaj nuk do tė thotė asgjė, sepse nga qindra alfabete qė ka bota, asnjė nuk i ka shkronjat e thekset e njėjta, se nuk ka numėr tė barabartė zanoresh dhe bashkėtingėlloresh, si dhe nga gjuha nė gjuhė nuk ka as numėr tė barabartė shkronjash. E rėndėsishme ėshtė se Schmitt dhe shqipėruesi i tij pranojnė se Kastriotėt dhe Skėnderbeu ishin nga Dibra, ashtu siē janė deklaruar publikisht edhe Prof. Kristo Frashėri, qė nė maj 2008 ėshtė shpallur edhe Qytetar Nderi i komunės Arras (Ēidhėn), Gjon Muzaka, Volanterroni, Fermenxhini, Lukari, Frang Bardhi, Noli, Mustafa Kruja, Sabri Goda e plot autoritete tė rėndėsishme tė botės sė historiografisė.
Gjuha nė tė cilėn shkruhet njė emėr vėrtetė nuk pėrcakton prejardhjen a pėrkatėsinė atij personi. Puna do tė ishte e ngatėrruar nėse dokumenti i gjetur ishte i shkruar nė shqip dhe aty tė gjendej pėr emrin Gjon emri Ivan. Por nuk ka asnjė dokument tė asaj kohe, as pėr Skėnderbeun, qė tė jetė shkruar nė shqip, sepse dhe dokumenti i parė i shkruar nė shqip, Meshari i Gjon Buzukut, ėshtė shkruar 100 vite pasi Skėnderbeu kishte vdekur, shumė mė vonė edhe pasi ėshtė shkruar dokumenti qė duan tė na e tundin si kryefjala e dokumenteve tė gjetura dhe tė konsultuara pėr Skėnderbeun. Ndėrkohė pėr tė bėrė njė citim luan rol jo vetėm personi qė shprehet, por edhe gjuha nė tė cilėn ai shprehet. Fare lehtė, personi qė ėshtė marrė si burim pėr tė ashtuquajturin dokument tė Schmitt mund tė kenė qenė serb, ose me origjinė serbe dhe ėshtė shprehur nė serbisht, kur ka bėrė konvertimin nga Gjon nė Ivan. Pėr analogji le tu referomi trajtave tė emrit shqiptar: nė italisht albanez, nė anglisht albanian, nė turqisht arnaut, te ēifutėt e Mesdheut Lindor (Levantesit) shqiptarėt janė peleshtim (pellazg), ndėrsa pėr gjermanėt shqiptarėt janė filistin, ose vetė Shqipėrinė kėta tė huaj e citojnė nė disa forma si Albani, Arnavultlluk, Filistinė, Peleshtimė etj. Prandaj nėse emrin Gjon e gjejmė nė dokumente tė shteteve e tė kombeve tė ndryshme nė forma tė ndryshme nuk duhet tė habitemi aspak, se emrin Gjon ata e kanė pėrshtatur nė tė folmen e tyre. Ndėrkohė, siē deklaron dhe Frang Bardhi, nė librin e tij Skėnderbeu, fq.92 , se Gjergj Kastrioti ka lindur nga prindėr epirotė, se ka lindur nė Epir dhe se tė gjithė ata qė bėjnė fjalė pėr prindin e Skėnderbeut, e quajnė atė Joan Kastrioti (pra Gjon Kastrioti) dhe kjo ėshtė e vėrtetuar nė tė gjithė analet e turke, analet e Venedikut, tė Raguzės, te Marin Becihemi etj. Shembuj tė tjerė. Frang Bardhi, Jonosh Huniadin e quan Joan Huniadi, por hungarezėt nuk dyshojnė se Janoshi qenka Joan. Ndėrsa Joan Tomku e sqaron kėtė problem edhe mė mirė, kur nė faqen 22 tė librit tė tij e nė vazhdim pėrdor nė vend tė emrit Juanis e Juan pėrdor emrin Joan, duke thėnė se bashkėkombėsit e tij Joanin e quajnė Juan ose Juanis. Pra, ata Gjonin e kanė konvertuar nė tė folmen e tyre nė Juanis dhe Juan e jo Juani a Juanisi tė jenė konvertuar prej shqiptarėve nė Joan (Gjon). Edhe njė argument qė kundėrshton prejardhjen sllave tė Kastriotėve. Akademia Sovjetike e viteve 50, kurrė nuk do tė lejonte kinematografinė e saj tė realizonte filmin pėr Skėnderbeun shqiptar, nėse ajo mendonte pėr origjinėn sllave tė tij, kur dihet se as sovjetėt e as rusėt kurrė sia kanė pasur me hile Serbisė, si tė njė race e tė njė feje qė janė, aq mė shumė kur realizmi i kėtij filmi bėhej mbi bazėn e njė marrėveshje shtetėrore dhe jo privatisht, siē mund tė bėhet sot. Pėr punėn e shkėlqyer qė bėnė rusėt, u dekoruan me dekretin 1824, datė 8 mars 1954, me Urdhrin e Lirisė tė Klasit I : Mihail Grigoreviē Papava pėr skenarin mė motivacion Pėr kontributin e madh nė pėrpilimin e skenarit tė filmit artistik Skėnderbeu, pėr punė tė palodhur, cilėsi tė lartė krijuese, pėr shėrbimin e madh qė i ka bėrė Atdheut dhe popullit, Sergej Josifoviē pėr organizimin e punės nė realizimin e filmit me art e mjeshtri tė lartė, ku paraqitet e gjallė epoka liridashėse e popullit tonė me Heroin Kombėtar; Akaki Eleksejeviē Horava pėr interpretimin me cilėsi tė rralla krijonjėse tė rolit tė Heroit; me Urdhrin e Lirisė tė Klasit II: Evgjeni Nikollajeviē pėr punė tė palodhur e krijonjėse nė realizimin e skenave tė ndryshme tė filmit, Sviridov G.V. pėr kompozimin e muzikės; me Urdhrin e Punės tė Klasit I: Simon Grigoreviē Sokollovski, George Tikhanoviē Cernovalenko, Vladimir Romanoviē Sollovjev dhe Nilaj Aleksandroviē Levkojev pėr interertim tė roleve tė tyre; me Urdhrin e Punės tė Klasit II: Boriē Aleksejeviē Volksi (operator), Mihail Sergejeviē Ēikirev (piktor grimues), Krucinina Ollga Simionovna (pėr kostumet), Breancef V.K. (pėr organizimni e punės administrative) dhe me Urdhrin e Punės Klasit III: Aleksej Ivanoviē Niakov (si brigadier ndriēimi). Pra u shpėrblyen nga nomenklatura e kohės me dekorime plot 14 kineastė tė ish Bashkimit Sovjetik, pothuajse tė gjithė ata qė realizmin filmin pėr Skėnderbeun shqiptar.
Por pėrgjegjėsia e Schmitt rritet kur ai fantazon, ose deformon me dashje, karakterin e luftėrave tė Skėnderbeut, kur shkruan se Skėnderbeu ishte hakmarrės dhe se ai gjithė luftėn qė bėri kundėr turqve e bėri pėr hakmarrje, se turqit na ia paskan vrarė babain, Gjonin. Ky konkluzioni i Schmitt nuk ka asgjė tė vėrtetė, se Gjon Kastrioti vdiq nė kalanė e Gurit tė Bardhė dhe nuk u vra nga turqit dhe nga askush tjetėr.
Madje as nga e ėma e Skėnderbeut, Vojsava Tribalda, bija e Pollogut, Skėnderbeu nuk ka origjinė sllave se, edhe ajo rridhte nga njė degėzim i familjes arbre tė Muzakjave. Ja sa qartė e shpjegon Gjon Muzaka, nė Memorien e tij, tė botuar mė 1510, nė fq, 51, tė zbuluar nga Karl Hopfi qė jetoi nė vitet 1832-1873, tė pėrkthyer nga Dhori Qiriazi : prej Zot Muzakės u lind zot Andrea (Gjyshi i Gjon Muzakės) dhe zot Vlashi.. Prej tė pėrmendurit Andrea u lind zot Gjini, im atė dhe zonja Maria, e cila ėshtė nėna e zonjės Skėnderbe.... dhe mė poshtė vazhdon se nga Vlashi u lind zonja Theodhora, nga e cila lindi Maria e ėma e Vojsavė Tribaladės....
Njė dibran kurrsesi nuk mund tė jetė njė serb
Lidhjet e Kastriotėve dhe tė Skėndebreut me Dibrėn dhe Ēidhnėn janė tė pa diskutueshme, absolute. Nė aspektin e origjinės Kastriotėt dhe Skėnderbeun gjithēka i lidh vetėm me Dibrėn, aq sa bashkėkohėsi i Heroit, R.Volaterrano, na dokumenton se i ati Skėnderbeut quhej Gjon Dibra ose Gjon Dibrani .
E thamė mė sipėr se Kastriotėt janė vendas nė Ēidhėn (Kidėn) tė Dibrės nė njė hark kohor prej mė shumė se 8 brezash njerėzorė, tre breza para Skėnderbeut dhe 4 breza pas skėndrebeut. Dhe kjo ėshtė e dokumentuar. Si ėshtė e mundur qė dhe pas tetė brezash tė tė mohohet origjina?!
Por, nė mungesė tė dokumenteve autentike, elementi mė i fort qė pėrcakton deri dhe origjinėn ėshtė problemi i pronėsisė. Kastriotėt pronat fillestare i kanė vetėm nė Dibėr, nė Sinė e Gardh tė Ēidhnės dhe prej kėtu i zgjeruan nė tė gjithė Dibrėn dhe pastaj nė Mat e nė tė gjithė principatėn e Kastriotėve. Nė kėtė vend ata kanė jo vetėm tokė e plis, por dhe themele, troje e kala, varre e murana. A mund tė thotė ndokush se nė cilin vend tė globi, qoftė dhe nė Serbi, Kastriotėt kanė troje e tokė, pronė e pasuri?
Por disa studiues, qė sillen si tė ishin komisione tė kthimit dhe tė kompesimit tė pronave a si tė ishin pronarė qė kanė humbur pronėn Skėnderbe, pėr ti larguar Kastriotėt nga Dibra, ku ata kanė vendin, rreken e miklohen me problemin e Mazrekėve, me qė disa autorė shkruajnė e thonė se Kastriotėt kishin dhe njė mbiemėr tė dytė (pra, jo tė parė) Mazreku. Kėta studiues, Mazrekėt i kėrkojnė kudo, veē nė Dibėr, aty ku janė, jo.
Fakt ėshtė se edhe Mazrekėt janė nė Dibėr, janė nė Muhurr, nė Gardhin e Poshtėm, nė njė ndėr dy fshatrat qė zotėronin fillimisht Kastriotėt. Mazrekėt ndodhen midis fshatrave Muhurr dhe Hurdhė-Muhurr. Kėtė e dėshmon toponimi qė jeton edhe sot Mazreka (ose Arat e Mazrekėve) qė nuk ėshtė mė larg se rreth 1.5 km nga rrjedhja e lumit Drin, nė tė majtė tė rrjedhjes sė tij; pikėrisht nė atė distancė qė e pėrshkruajnė biografėt qė u janė kushtuar Kastriotėve dhe Skėnderbeut. Ky vend ndodhet mu mbi lagjen Mėziu. Mazrekat vendasit i thėrrasin Mazreka e Poshtme, Mazreka e Mesit, Mazreka e Epėr. Nga ana tjetėr Mazrekat nuk janė mė larg se 300-400 m nga Qyteti (Xhiteti, siē i thonė vendėsit), qė ndodhet nė anėn Perėndimore tė tyre. Mazrekat dhe Qyteti lidhen nė mes tyre me njė rrugė tė posaēme, forma dhe gjendja e tė cilės edhe sot tė krijon bindjen se ka qenė rrugė e rėndėsishme dhe shumė e rrahur. Nė tė majtė tė qytetit, reth 200 me nė vijė ajrore , nė majėt tė malit tė Shėn Mėrisė gjendet dhe kisha. Nė tė majtė tė Mazrekave ndodhet njė tjetėr vend me njė toponim krejt interesant: Ara e Robit, gjė qė tregon se banorėt e kėtij vendi kishin qenė edhe zotėrues tė robėrve tė luftės. Ndėrsa, nė anėn jugore tė Mazrekave ėshtė Ara e Kurtit (Oborrit), gjė qė do tė thotė se nė Mazrekat e sotme dikur ka pasur jetė urbane; se aty, dikur, kanė banuar njerėz dhe ka pasur dhe banesa. Nė mes tė Mazrekave ka pasur dhe njė burim tė lirė uji, me tė cilin sot furnizohet e gjithė lagjja e Mėziut.
Kėto tė dhėna na bėjnė tė besojmė se nė kėtė vend, nė Qytetin e Muhurrit, kanė banuar Mazrekėt e Dibrės. Vetė Qyteti dhe mazrekasit furnizoheshin me ujė nga burimi i Arave tė Mazrekėve. Fakti se kėtu kemi Qytetin dhe Arėn e Robit, vendin ku mbaheshin robėrit, na bėn tė besojmė se fisi i Mazrekėve ishte fis i fortė, i organizuar e luftarak. Pra, edhe nėse Kastriotėt kanė pasur njė lidhje mė tė hershme me emėrtimin Mazrek, kjo lidhje u takon Mazrekėve tė Dibrės, qė gjenden pikėrisht nė Muhurr.
Lukari thotė se Kastriotėt ishin nga krahina Az, qė ishte pak larg nga lumi Drin. Fermenxhini thotė se Kastriotėt ishin nga krahina As ( de Kastriotin in province Az in Epiro) . Ndėrkohė Fermenxhini thotė shqip se Kastriotėt ishin nga fshati Kastriot. As a Az ishte njė krahinė e Epirit, pikė pėr pikė krahina verilindore e Epirit, siē definojnė studiuesit. Edhe fshati Kastrioti, pėrsėri siē pėrcaktojnė ata, ėshtė afėr nga lumi Drin. Fshati Kastriot, qė figuron si i tillė qė nė shekullin 13-tė, dhe fshati Kuke ( fshati i trimave besnikė tė Gjonit e tė Gjergjit, qė nxori gjeneralin Pal Kuka) ndodhen ngjitur me Ēelias (Ēeli + As=Ēelia e As-it). Ngjitur me Ēeliasin janė Rrethas (Rreth + As= Rrethi i As-it), Fushas (Fushė + As= Fusha e As-it), Arras (Arrė + As=Arra e As-it), Pratas (Prat +As=Prati i As-it). Tė gjitha kėto emėrvendesh qė ruajnė rrėnjėn As janė karakteristike vetėm nė kėtė krahinė, nė Ēidhėn dhe askund tjetėr nė Dibėr e jashtė saj. Pra, Az dhe As ėshtė krahina e Ēidhnės nė Dibėr tė Poshtme.
Ex Aemathia ėshtė forma origjinale e emėrvendit tė origjinės sė Kastriotėve qė shkruhet nė librin e Barletit, tė cilėn disa e ngatėrrojnė me formėn greqisht Emathia. Dhe Ex Aemathia nuk ėshtė Mati. Forma Mati ėshtė dhėnė nga shqipėruesi i kėtij libri. Ex Aemathia, sipas Edith Durham, qė i referohet Strabonit, do tė thotė E Madhja. Si Durham janė shprehur edhe disa autorė tė tjerė antikė , si Homeri, Plini, etj. Pra, Emathia nuk ėshtė Mati, por krahina e madhe e Maqedonisė sė asaj kohe ku futeshin dhe krahinat shqiptare tė Maqedonisė sė sotme perėndimore dhe Dibra me vise tė tjera tė Shqipėrisė sė sotme lindore. Se kush ėshtė Emathja (Ematja) ėshtė shpjeguar shumė qartė nga vetė Barleti, nė librin e tij Rrethimi i Shkodrės, botuar nė Venedik mė 1504, katėr vite para se tė botohej libri i dytė i tij Historia e jetės dhe e veprave tė Skėnderbeut qė u botua nė Romė, mė 1508-1510. Tek Rrethimi Shkodrės Barleti e thotė shqip e qartė se Emathja (Emathja) quhej Maqedonia e hershme (ku nė kohėn e romakėve pėrfshihej i gjithė territori i Shqipėrisė sė sotme, dhe Dibra) dhe se territori i e cila e fillonte nė perėmdim nga Lezha e nė lindje shkonte deri nė Thesali. Prandaj tek libri i dytė nuk e ka pa tė arsyeshme tė shpjegojė se kush ėshtė Emathja. (Shih faksimilen e faqes 24 tė librit Rrethimi i Shkodrės tė Marin Barletit, botim i vitit 1504)
Kur mungojnė burimet dokumentare e arkivore, vulėn e vė toponomastika.. Ja ēthotė toponomastika : Fshati Kastriot ndodhet 8 km nė verilindje tė qytetit tė Peshkopisė. Ndėrsa qytetkalaja e Kastriotit ndodhet nė verilindje tė Fushės sė Kastriotit, nė dy anėt e pėrroit e deri ku mbaron lugina, te mėhalla e Pėrgjegjit tė sotėm dhe kishte dy mėhallė: Ēeliasė nė tė djathtė e tjetra nė tė majtė ku edhe sot ka themele muresh qė quhen Nures e Troja. Kėtu gjendet edhe vendi qe vendasit e thėrrasin asaj dite e sot Kulla e Gjonit. Rreth 20 metra mė larg gjendet njė arė rreth tre dynym tokė qė quhet Ograja e Gjonit. Ngjitur me kullėn, nė anėn veriperėndimore ėshtė Kopshti i Gjonit. Nė mes tė tij ėshtė Pusi i Gjonit. Sipas tyre kemi Zabelin e Gjonit. Ndėrsa rreth 400 metra mė larg ėshtė kisha e Kastriotit. Po kėtu, nė Ēelias, anės sė djathtė tė rrjedhjes sė pėrroit tė Kuke, kemi edhe toponime tė tjera shumė domethėnėse si Gjuri i Hajatit, Gjuri i Luftės, Gjuri i Kazanave, ndėrsa nė anėn e majtė tė rrjedhjes sė pėrroit tė Kuke kemi toponimin Kodra e Shamatės. Pėr tė gjitha kėto toponime askush nuk mund tė thotė se janė mė tė reja nė kohė se sa mesjeta. Kėto toponime nuk kanė nevojė pėr deshifrim. Gjuri i Hajatit na thotė se aty kemi pasur njė fortesė, apo thjeshtė njė qendėr banimi. Por dy toponimet e tjera si Gjuri i Luftės dhe Gjuri i Kazanave na dėftojnė drejtpėrdrejt se nė kėtė vend kemi pasur njė vendqėndrim ushtarak. Gjuri i Kazanave na dėfton se aty janė ushqyer shumė njerėz sepse dhe emri kazan ėshtė trashėguar nė shumės Kazanave dhe jo Kazanit nė njėjės. Gjithashtu toponimi tjetėr Gjuri i Luftės na dėfton se nė kėtė vend ėshtė zhvilluar luftė. Ndėrkohė toponimi Kodra e Shamatės tregon dhe vendin ku ėshtė bėrė lufta.
Skėnderbeu dhe Kastriotėt janė prej krahinės Az a As tė Epirit dhe kėtė na e vėrtetojnė Lukari dhe Fermenxhini. Ky Az a As nė folmen e pėrditshme, dalėngadalė, u transformua nė Has , se As,... As,... As ... njė ditė mori trajtėn Has. Po ky Has ku ėshtė?
Mosnjohja e gjeografisė sė sotme (pa lė tė hershme) tė Dibrės dhe tė Shqipėrisė ka sjell pėshtjellime edhe nė historianė shqiptarė tė kohėve moderne. Kastriotėt ishin nga Kastrioti! Nė asnjė kohė e rrethanė, nė Has e ndokund tjetėr, nuk ka pasur dhe nuk ka fshat Kastriot. Kastriot ka pasur dhe ka vetėm nė Dibėr. Hasi i sotėm i Krumės, rrethi pėr tė cilin dikush mvesh origjinėn e Heroit nuk ėshtė krahinė verilindore e Shqipėrisė, por ėshtė krahinė veriore e saj. Gjithashtu, Hasi i Krumės dhe i Prizrenit nuk kanė ekzistuar tė paktėn deri mė 1691. E gjithė kjo krahinė, pėr tė cilėn askush nuk thotė se kur dhe se si u bė Has, dihet botėrisht se, tė paktėn, deri mė 1691 quhej Domeshtiē (Pashtrik) dhe jo Has. Kur historianėt dhe kronistėt shkruan historinė e Gjergj Kastriotit ( nė periudhėn 1490-1510 janė shkruar librat qė konsiderohen si themele tė historisė sė Skėnderbeut) se Kastrioti ishte nė Has, ata, kurrsesi nuk e kishin fjalė pėr Hasin e sotėm me qendėr Krumėn pse ai, atėherė dhe mė pas, nuk ekzistonte. Pra, as rreth 250 vite pas vdekjes sė Skėnderbeut Hasi nuk ekzistonte si emėrtim i krahinės nė mes tė Lumės, Pukės, Tropojės dhe Prizrenit, e cila nuk ėshtė krahine verilindore e Shqipėrisė, siē e pėrcaktojnė historianėt e Skėnderbeut, por ėshtė krahina veriore e Shqipėrisė. Ata shkruan dhe thanė pėr Hasin e Dibrės, pėr atė krahinė vėrtetė verilindore tė Shqipėrisė, tė cilėn e citojnė dhe historianėt e sotėm. Ky Has i Dibrės, ku ishte Kastrioti i asaj kohe dhe ku ndodhet dhe Kastrioti i sotėm, ėshtė territori qė shtrihet midis pėrrenjve tė Terzishtes dhe tė Kuke dhe mbėrrin deri nė Dri tė Zi. Mė pas kjo fushė mori emrin Fusha e Thatė. Madje nė fshatin Kukej tė Kastriotit, qė nga ajo kohė, kemi edhe fisin Hasi ( fis e mbiemėr tė cilin rrethi i Hasit tė sotėm nuk e ka), si vijim i emėrtimit Has, tė fushės sė Thatė tė Kastriotit.
Se ku ndodhet ky Hasi pėr tė cilėn bėhet fjalė lidhur me prejardhjen e Kastriotėve na qartėsojnė tri harta : 1. Carte de la Turqie d.Europe tė H.Konradit, Vjenė, mė 1916; 2.Carte de Turqie dEuropė (Partie Septentrionale, Paris, mė 1927; 3.Felice Cuniberti, L Albaniam ed il principe Skanderbeg, Torino, mė 1898. Nė tė tri kėto harta tė shekullit XIX pėrcaktohet qartė se ku ndodhet Hassi (Hasi) Tė tria kėto harta Hasin e vendosin afėrsisht nė mes tė fshatit Sllatinė (Salatina) dhe tė derdhjes sė lumit Seta, brenda trekėndėshit Sinė, Kastriot dhe Sllatinė. Asnjėra prej hartave nuk e vendos Hasin e atėhershėm nė Hasin e sotėm me qendėr Krumėn. (Shih hartėn e Konradit, tė vitit 1916). Tjetėr. Fakti qė nė Hasin me qendėr Krumėn zbatohet Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe jo i Skėnderbeut, si ē zbatohet nė Dibėr, tregon qartė se Kastriotėt nuk kanė asnjė lidhje me atė Has.
Nė tė gjithė Dibrėn, kėtej e andej kufirit tė sotėm shtetėror, si: Gollobordė, Dibėr tė Madhe, Rekė, Radoshtushė, Gollobordė, Zerqan, Bulqizė, Katėr-Grykė (Selishtė), Luzni, Muhurr, Sinė, Zall-Dardhė, Fushė-Alie, Lurė, Kastriot, Sllovė etj ka me qindra legjenda e tregime popullore kushtuar Kastriotėve dhe Skėnderbeut. Kėto legjenda a tregime tė moēme janė transmetuar nga brezi nė brez, nga goja mė gojė dhe kanė ardhur deri nė ditėt tona.
Pėr Haziz Ndreun Skėnderbeu ka le nė Ēelias tė Kastriotit, aty ku ėshtė dhe kulla e Gjonit: Emrin Ēeliase, tregonte nė vitin 1973, 84 vjeēari Sulė Brunga nga Gurė-Lura e kam dėgjuar pėr herė tė parė nė vitin 1906 nė Stamboll, nga goja e mėsuesit tė historisė, kur unė isha nxėnės nė shkollėn mekanike. Kur e pyetshin nxanėsit e kombėsive tė ndryshme se ku ka le Skėnderbeu, ai gjegjej shkurt: Skėnderbeu ka le nė nji vend qė quhet Ēelias . Unė-thoshte Sula, -jo atėherė, por edhe sot e asaj dite nuk e di se nė ēvend janė Ēeliasit.
Origjina e Kastriotėve ėshtė zyrtarizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, nė vitin 1985
Si pėr tu vėnė vulėn hulumtimeve shkencore rreth origjinės dhe prejardhjes sė KASTRIOTEVE, mė datėn 2 nėntor 1985, me rastin e 580 vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar, Skėnderbeut, nė qytetin e Peshkopisė ėshtė zhvilluar njė sesion shkencor Pėr origjinėn e Kastriotėve me rastin i inaugurimit tė Muzeut tė Kastriotėve nė Sinė. Nė kėtė sesion morėn pjesė edhe autoritete tė larta shkencore tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Institutit tė Historisė, si Prof. Stefanaq Pollo, ish drejtor i Institutit tė Historisė (i cili bėri dhe konkluzionet e sesionit shkencor), Kristo Frashėri, Luan Malltezi, Selami Pulaha, Maliq Horshorva etj.
Muzeu i Kastriotėve u ngrit nė Sinė nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, titullarėt e sė cilės nuk ishin asnjė nga Dibra. Politizimi i kėtij vendimi nuk i shėrben tė vėrtetės dhe nuk i sjell dobi askujt. Po tė ishte se origjina e Kastriotėve ishte, apo ėshtė, nė dorėn e qeveritarėve dhe jo tė shkencėtarėve e historianėve, Zogu do ta kishte mbajtur pėr vete, sepse pėr 15 vitet e qeverisjes dhe tė mbretėrimit tė vet, ai qe vėrtet Zog. Nė fakt, ai, kurrė nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr tia dhėnė Matit, se e dinte se nuk i takonte Matit. Tė ishte pėr tė fort, o ishte E.Hoxha pėr 40 vitet e qeverisjes sė vet, o nuk kishte njeri tjetėr. Por as ai nuk bėri asnjėherė pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tia dhėnė Gjirokastrės sė tij. I tillė qe edhe Ramiz Alia, por as ai nuk bėri pėrēapjen mė tė vogėl pėr tia dhėnė Shkodrės sė vet. As Sali Berisha e as Fatos Nano me tė tjerė nuk kanė bėrė ndėrhyrjen mė tė vogėl pėr origjinėn e Kastriotėve dhe tė Skėnderbeut. Prandaj aludime a hamendėsime tė tilla janė veēse pėrpjekje mjerane, nė kushtet kur mungojnė argumentet shkencore.
* Ky artikull ėshtė publikuar nė disa Gazeta dhe Webfaqe
|