Pseudointelektualėt
Nga Av. Jordan DACI
Botuar ne Gazeten "Shqiptare"
Me forcimin e medias elektronike dhe tė shkruar nė Shqipėri, padyshim u krijuan shumė hapėsira pėr shprehjen e mendimit tė lirė, qoftė nė raport me problemet aktuale qė shqetėsojnė publikun, qoftė edhe pėr dhėnien e mendimeve nga profesionistėt dhe intelektualėt e fushave tė ndryshme. Sigurisht ky zhvillim ėshtė shumė pozitiv dhe pėrbėn njė bazė tė shėndoshė pėr zhvillimin e vendit dhe pėr vendosjen e njė demokracie funksionale.
Megjithatė, si edhe nė raste tė tjera, kjo hapėsirė po zihet nė pjesėn mė tė madhe tė saj nga njė klasė pseudointelektualėsh dhe liberalėsh, por qė nė shumicėn e rasteve nuk e kanė aspak tė qartė se ēfarė ėshtė liberalizmi si rrymė dhe si pasojė. Mesa kuptohet liberalizim pėr kėto njerėz praktikisht do tė thotė anarki... Me fjalė tė tjera i bie qė njerėzia tė kthehet sėrish nė shtetin natyror, ku liria ėshtė e pakufizuar deri edhe nė mohimin e lirisė sė tjetrit.
Shqetėsimi mė i madh qėndron nė faktin qė njerėz jo intelektualė marrin pėrsipėr tė flasin nė emėr tė intelektualėve tė vėrtetė dhe kjo vjen si pasojė e hapėsirave qė media ju krijon kėtyre njerėzve, kjo edhe falė lidhjeve personale apo metodave tė tjera
Ky fenomen shumė negativ gjen shprehjen e tij mė tė mirė edhe nė lėvizjet politike nė Shqipėri. Kuptohet procesi i thithjes sė intektualėve ėshtė shumė pozitiv dhe padyshim krijon premisat pėr njė zhvillim dhe stabilitet tė vendit. Por problemi ėshtė se shumė nga kėta njerėz qė janė pa vlera dhe pa asnjė bagazh tė nevojshėm intelektual pėrfitojnė nga situata e krijuar politike dhe krijojnė klasėn e ashtuquajtur pseudointelektuale qė merr pėrsipėr zgjidhjen e fateve tė kombit, pavarėsisht se njė pjesė e mirė e tyre nisen nga qėllime tėrėsisht vetjake dhe nė thelb tė filozofisė sė tyre qėndron pėrfitimi personal, qė mė e pakta ėshtė ai ekonomik.
Ky fenomen vėrehet shumė qartė edhe kur shumė nga kėta njerėz marrin pėrsipėr rolin e ekspertit pėr tė gjitha fushat dhe pėr mė tepėr kur nuk kanė as kulturėn minimale pėr respektimin e mendimit tė kundėrt. Pėr kėto njerėz mendimi pa oponencė ėshtė ai mė i pranueshmi
qė padyshim nuk duhet tė jetė rasti.
Gjithashtu problem ende me shqetėsues ėshtė shitja e kėtyre njerėzve si njerėz tė diplomuar dhe tė kualifikuar jashtė, por qė nė tė vėrtetė njė pjesė e mirė e tyre i pėrkasin atyre grupeve qė mezi kanė mundur tė pėrfundojnė studimet universitare nė Shqipėri, ndėrsa paraqiten si tė shkėlqyer jashtė
!! Pėr mė tepėr njė pjesė e kėtyre kualifikimeve nuk janė vecse udhėtime 2-3 ditore nė rastin mė tė mirė njė javore nė vende tė ndryshme, qė nė thelb janė udhėtime qejfi dhe qė nuk paraqesin asnjė vlerė kualifikuese
Nė shumicėn e rasteve kėto kualifikime organizohen nga OJQ, qė shpesh janė shndėrruar edhe nė institute, tė cilat nė thelb nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me konceptin e njė instituti, qoftė nga puna qė ato bėjnė, qoftė nga njerėzit qė janė tė pėrfshirė nė ato. Dallimi ndėrmjet kėtyre tė fundit, sipas shumė nga kritikėt e OJQ-ve, ėshtė se kush vjedh me shumė dhe kush vjedh mė pak. Nė kėtė rast duhet tė bėhet dallimi me OJQ-tė serioze qė kontribojnė ēdo ditė nė zhvillimin e vendit.
Sot merr kuptimin mė tė drejtė shprehja e Umberto Ekos qė thotė: sot asnjė person nuk mund tė pretendoj tė mbaj monopolin e informacionit pėrsa kohė ekziston njė sistem i quajtur internet. Edhe sot ky sistem na vjen nė ndihmė pėr zbardhur mashtrimet e rėndomta tė kėtyre presudointelektualėve, qoftė me udhėtimet argėtuese qė ato bėjnė dhe i shesin si kualifikime, qoftė edhe pėr shkollimet e tyre. Mjafton njė kėrkim i shkurtėr dhe CV-te falso tė tyre dalin nė shesh.
Jo shumė dallim nga kėto njerėz kanė edhe pseudointelektualėt qė kanė mbrojtur sot gjoja gradat shkencore kėtu nė Shqipėri, qė nė tė vėrtetė lėnė shumė pėr tė dėshiruar dhe pėr mė tepėr nuk janė tė marra me meritė, por mė anė tė korrupsionit. Si mund tė konsiderohet njė gradė e vlefshme kur pėr marrjen e saj ka mjaftuar 20 faqe dezertacion dhe ku i gjithė ky material ėshtė kopje dhe nuk paraqet asnje vlerė shkencore? Kur dihet qė njė punim i tillė ėshtė sa njė detyrė javore nė nivel universitar dhe jo atė pasuniversitar nė universitetet perendimore. Apo pėr njerėz qė krenohen pėr shkruajtjen e disa librave qė nė tė vėrtetė nga fillimi gjer nė fund janė kopje, biles qė edhe pėrkthimi i tyre lė shumė pėr tė dėshiruar. Sidoqoftė, kėtu duhet bėrė dallim pėr intelektualėt e mirėfiltė qė kanė shumė vlera dhe i kanė dhėnė shumė Shqipėrisė dhe Shkencės Shqiptare, gradat e tė cilėve jo vetėm janė tė njė niveli shumė tė lartė, por edhe trajtojnė ēeshtje shumė tė rėndėsishme profesionale dhe shkencore.
Sa vlejnė, qofshin dhe tė vėrteta njė pjesė e gradave shkencore tė marra nė kohėn e diktaturės komuniste, kur temat e tyre si forma e qeverisjes dhe ajo e administrimit qė janė reflektuar nė kėto tema nuk janė mė shumė se sa njė kujtesė e hidhur e sė shkuarės. Si mund tė shėrbej njė grade shkencore e dikujt qė e ka mbrojtur gradėn pėr kooperativat bujqėsore, pėr NB-tė apo grada e njė juristi qė e ka mbrojtur gradėn pėr veprat penale tė agjitacionit dhe propagandas, tė kalimit tė paligjshėm tė kufirit apo tė tradhtisė ndaj atdheut, tė idealeve komuniste tė partisė, kur sot flitet pėr mbrojtjen dhe garantimin e lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut qė atėhere ishin vecse pjesa mė e zezė e botės kapitaliste apo me keq imperialiste
Sa vlen njė gradė shkencore e marrė nė atė kohė nė filozofi pėr fillin e kuq marksist-leninist, socializmin ngadhnjimtar, pėr vezėn e pulės qė pjell kapitalizmin, pėr kapitalizmin qė ėshtė agresiv dhe mė njė dhėmb nė gojė etj.etj.? Sigurisht edhe nėse kėto grada janė tė mbrojtura me meritė, njė pjesė e tyre sė bashku me kualifikimet e njerėzve qė i mbajnė nuk pėrputhen aspak me realitetin e ri nė Shqipėri.
Megjithatė, nė shumė raste kėta njerėz po paraqiten si intelektualė elitė, pėrfshi edhe ata intelektualė qė qeverisėn dhe dėshtuan. Po nuk kuptohet se problemi ėshtė fare i thjeshtė: kėto lloj tipash, kur mbaron qumėshti i lopės sė parė, rendin pėr mjelur qumėshtin e lopės sė dytė...! Kush ka dy para mend nė kokė e kupton se ata lloj tipash vrapojnė pas karriges qė u thye, kėrkojnė tė zėvėndėsojnė me ēdo kusht karrigen e humbur dhe privilegjet e humbura.
Glorifikimi i mediakoritetit intelektual nga mediat dhe nga politika nuk mund tė kenė kurrė mė shumė sesa vlerėn e njė truku tė pavlerė. Kėto pseudointelektualė nuk bien asgjė tė re. Ato kurrė nuk mund tė sjellin frymė tė re dhe zgjidhje tė reja. Ata sjellin frymėn tashmė tė dalė boje, por edhe nė rastet kur i takojnė njė brezi tė ri, ata si tė papėrgatitur dhe nėn nivelin mesatar qė janė, nuk mund tė sjellin zgjidhje tė reja, nuk mund ti shėrbejnė vendit.
Prandaj, pėrkundėr glorifikimit tė pamerituar tė tipave tė tillė, media dhe forcat politike, pėr hir tė interesave tė vendit duhet tė heqin dorė nga praktika tė tilla tė dėmshme. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr ndryshim dhe zhvillim. Politika dhe mediat duhet tė ndihmojnė kėtė proces tė nevojshėm pėr shoqėrinė shqiptare. Ka ardhur momenti qė e gjithė kjo fasadė tė marrė fund dhe secili tė marrė atė qė meriton.
|