www.daci-lawfirm.com

 

 

 

Modeli shqiptar i reformave dhe tranzicionit

 

Corruptus Optimi Pessima (korruptimi i mė tė mirėve ėshtė mė i keqi)

 

Nga Jordan DACI

 

Botuar ne Gazeten "Sot"

 

 

Fjala reformė, vjen nga fjala frėnge (réforme) qė e pėrkthyer do tė thotė ndryshimi i njė gjendje apo sistemi qė ėshtė me tė meta ose ėshtė e dėmtuar, me qėllim pėrmirėsimin e gjendjes ose tė sistemit. Megjithatė, nė Shqipėri kjo fjalė nė kuptimin faktik ka devijuar nga kuptimi origjinal dhe ka marrė kuptimin e kundėrt tė saj, nė atė tė pėrkeqėsimit tė gjendjes sė mėparshme, nė atė tė prishjes tė asaj qė ėshtė rregulluar mė parė. Ajo ėshtė shndėrruar nė sinonimin faktik tė tezės qė historia fillon me mua.

 

Tashmė, u bėnė gati 17 vjet qė kur Shqipėria rrėzoi diktaturėn e fundit komuniste nė Evropė dhe ndėrmori reforma tė pafundme, tė cilat synonin zhvillimin e ekonomisė sė tregut, garantimin e pluralizmit politik dhe zhvillimin ekonomik, social dhe politik tė vendit. Sidoqoftė, pėr fatin e keq tė shqiptarėve, sot, edhe pas 17 vjetėsh Shqipėria, vendi ynė, ndonėse radhitet nė vendet mė tė pasura nė botė me burime natyrore, vazhdon tė mbetet njė vend i varfėr, ku ende pėr shumė familje shqiptare diskutohet buka e gojės.

 

Ndėrkohė, fqinjėt tanė, ndonėse tė pėrfshirė nė luftėrat ballkanike tė fundshekullit tė shkuar, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, kanė mundur tė jenė shumė mė tė suksesshėm nė reformat e tyre dhe tė rrisin standardet e jetesės nė nivele tė krahasueshme me ato evropiane. Ndėrkohė, Shqipėria jonė, vazhdon tė pėrjetojė njė tranzicion qė duket se do tė zgjasė pafundėsisht, i cili nė thelb ėshtė rezultat i reformave tė gabuara, tė cilat nuk kanė pasur si synim pėrmirėsimin e gjendjes, por atė tė interesave tė ngushta politike dhe dritėshkurtra. Tek ne, reforma ka shėrbyer si mjeti mė i mirė pėr tė justifikuar spastrimet e herėpashershme politike tė administratės, tė promovimit tė njerėzve pa merita, tė riciklimit tė personave tė cilėt kanė provuar tė jenė dėshtak tė pėrkryer, si edhe tė prishjes tė atyre reformave qė kanė provuar tė jenė tė suksesshėm vetėm e vetėm pėr interesat politike.

 

Ky tranzicion i gjatė, i egėr dhe me pasoja shkatėrruese, sigurisht duket se do tė vazhdojė gjatė, pėrsa kohė asnjė forcė politike nuk do tė marrė pėrsipėr njė kosto elektorale me qėllimin e vetėm tė hartimit dhe zbatimit tė reformave qė nuk marrin parasysh koston politike tė tyre, por marrin parasysh vetėm interesin kombėtar tė zhvillimit tė vendit dhe heqjes sė Shqipėrisė nga lista e vendeve nė tranzicion.

 

Ajo qė ėshtė shumė e dukshme dhe qė pėrbėn nė fakt edhe filozofinė e reformave tė ndėrmarra nė Shqipėri, s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė orientim i dukshėm i tyre drejt pėrfitimit elektoral politik dhe pa objektiva afatgjata. Dhe nuk ka sesi tė ndodh ndryshe, pėrsa kohė reformat bėhen nga njerėz tė katapultuar nga politika dhe pėr fatin e keq nė disa raste edhe nga media, nė vende qė nuk iu takojnė. Pėr mė tepėr, reformat nė Shqipėri nė shumicėn e rasteve janė shembull i regresit qė tentojnė thellimin e dukshėm tė pabarazisė nė shoqėrinė tonė dhe dėmtojnė konsolidimin e njė demokracie funksionale.

 

Ēdo periudhė tranzicioni pėr nga natyra pėrfaqėson njė gjendje jo normale dhe ku marrėdhėniet shoqėrore pėsojnė shumė deformime nga normaliteti. Nga ana tjetėr, vet kalimi nga njė sistem komunist nė njė sistem kapitalist, shoqėrohet me pėrmbysje tė raporteve shoqėrore, pėrmbysje kjo qė bazohen nė avantazhet e krijuara pa meritė pėr disa njerėzve qė nuk kanė ēfarė tė humbin dhe nė rastin mė tė zakontė, qė janė tė gatshėm tė bėjnė gjithēka pėr tė ripozicionuar veten nė sistemin e ri.

 

Rrjedhimisht, njė transformim i tillė, pėr nga vetė natyra ka prirje tė jetė i bazuar nė pabarazi dhe padrejtėsi shoqėrore ndaj njerėzve, tė cilėt janė tė prirur tė respektojnė ligjin dhe rendin shoqėror, si dhe vlerat njerėzore universale. Pėr kėtė arsye, shumica e anėtarėve tė shoqėrisė janė nė fakt viktimat e parė tė kėtij transformimi. Nė kėto kushte, shteti, si rregullator i shoqėrisė ose siē preferonte ta quante Hobsi si njė “krijesė artificiale” dhe njėkohėsisht si njė “Zot i Vdekshėm”, duhet tė kujdeset qė tė garantojė barazi mundėsish pėr tė gjithė anėtarėt e shoqėrisė. Nė kėtė aspekt, gjatė periudhave tė tranzicionit jo vetėm qė ėshtė i justifikuar, por ėshtė edhe i domosdoshėm njė rol mė aktiv i shtetit nė rregullimin e marrėdhėnieve tė shoqėrisė. Ėshtė i njohur fakti qė sa mė shumė liri aq mė pak barazi dhe anasjelltas.

 

Sigurisht, edhe vetė demokracia si njė sistem ku mbrohet interesi i pėrgjithshėm i popullit dhe i cili garanton ushtrimin e pushtetit shtetėror nė pėrputhje me vullnetin e popullit si mbajtėsi i vetėm i pushtetit etj, nuk mund tė ekzistojė si e tillė pa ndėrhyrjen e shtetit. Nga kjo pikėpamje, njė demokraci qė zhvillohet vetvetiu dhe ku shteti jo vetėm nuk ndėrhyn, por pėrkundrazi kontribuon dukshėm nė thellimin e pabarazisė sė mundėsive pėr anėtarėt e shumicės, nė fakt shndėrrohet nė njė oligarki, duke qenė se nė kėto kushte shteti i shėrben vetėm klasės qeverisėse dhe asaj sunduese, e cila nė ēdo rast i shėrben njė numri shumė tė vogėl personash. Demokracia ėshtė e vėrtetė, kur ajo arrin tė sigurojė mbrojtjen e interesit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė, i cili nė thelb pėrbėn objektivin kryesor tė cilėsdo qeveri, pavarėsisht orientimit programor tė saj. Kjo pėr vetė faktin qė ėshtė vetė interesi i pėrgjithshėm i shoqėrisė ai, qė nė fakt, siguron jo vetėm unitet midis anėtarėve tė saj, por edhe vetė ekzistencėn e shtetit, i cili  nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se njė organizim i krijuar pėr tė mbrojtur pikėrisht interesin e pėrgjithshėm tė shoqėrisė, produkt i sė cilės ėshtė vetė ai.

 

 

Pėr rrjedhojė, ēdo reformė, e cila nuk ka nė themel tė saj njė politikė sociale dhe qė nuk siguron barazi mundėsish pėr tė gjithė anėtarėt e shoqėrisė, jo vetėm qė do tė pėrkeqėsojė marrėdhėniet nė njė shoqėri tė caktuar, por pėr mė tepėr nuk i shėrben ndėrtimit tė njė demokracie tė vėrtetė funksionale. Duke iu referuar, reformės dhe kuptimit tė shformuar tė saj, qė gjen pasqyrim tė plotė nė reformėn e tipit shqiptar mund tė themi, qė ajo farė ka ndodhur nė Shqipėri, ėshtė ajo ēfarė romakėt e identifikonin si korruptimi i mė tė mirėve, i cili ėshtė mė i keqi (corruptus optimi pessima). Kjo pasi, si rregull, klasa politike dhe klasa sunduese ekonomike e intelektuale, janė personat qė nė tė vėrtetė do tė duhet tė mbronin vlerat universale tė demokracisė dhe tė barazisė sė mundėsive tė njerėzve dhe tė siguronin ndėrtimin e njė shteti ideal, qė pėr Rusoin do tė ishte “ai shtet ku asnjė nuk do tė ishte aq i pasur sa tė blinte tjetrin dhe asnjė nuk do tė ishte aq i varfėr sa tė shiste veten”. Sigurisht, korruptimi nė kėtė rast nuk flas pėr marrjen ose dhėnien e mitės (ndonėse edhe kjo dukuri ėshtė shumė i pėrhapur), por pėr korruptimin e parimeve dhe tė vlerave njerėzore, dukuri kjo mjaft e dukshme nė shoqėrinė tonė post-komuniste.

 

Tashmė, ėshtė koha qė reformat tė orientohen drejt zhvillimit ekonomik, shoqėror dhe politik tė vendit, pa pasur parasysh koston politike tė tyre. Ajo parti, e cila do tė sakrifikonte pushtetin pėr zhvillimin e vendit, ėshtė ajo partia qė shumė shqiptarė ėndėrrojnė dhe pėr tė cilėn do tė votonin. Por lind pyetja: A ka, vallė, nė mesin tonė njė parti e cila do tė bėnte njė gjė tė tillė?! Pėr fatin e keq, kėtė pėrgjigje nuk mund ta jap askush, por vetėm historia, e cila, deri mė tani, ka provuar tė kundėrtėn.

 

Le tė shpresojmė qė edhe shteti ynė njė ditė tė jetė si shteti ideal i Rusoit, ku ēdo shqiptar nuk do tė ishte aq i varfėr sa tė shiste vetėm dhe asnjė shqiptar nuk do tė ishte aq i pasur sa tė blinte njė shqiptar tjetėr. Ajo ēfarė i ka munguar, vazhdon t’i mungojė dhe pėr tė cilėn ka nevojė Shqipėria, ėshtė hartimi dhe ndėrmarrja e njė politike sociale afatgjatė, si kusht i vetėm pėr tė garantuar njė demokraci tė shėndoshė dhe njė popull mė tė aftė pėr tė administruar votėn e tij.

 

 

Copyright © "Daci" Law Firm. All rights reserved. Webmaster D.DACI
www.daci-lawfirm.com is powered by Web Builder © 2003-2009