KompeNsimi i pronave midis drejtesisė sociale dhe reformave
Nga Av. Jordan DACI, M.A
Botuar ne Gazeten "Shqiptare"
Ēeshtja e kompensimit tė pronave nė Shqipėri ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė ēeshtje shumė e ndjeshme, e ndėrlikuar, e vėshtirė pėr tu zgjidhur dhe me tė cilėn bėhet shpesh politik, duke mos marrė parasysh drejtė ndikimin qė ka nė ekonomi dhe nė marrėdhėniet shoqėrore jo vetėm zgjidhja e kėsaj ēeshtje, por edhe mėnyra apo metodika qė do tė pėrdoret apo ėshtė tentuar tė pėrdoret nė RSH.
Nė tė vėrtetė, pa tė drejtė kjo ēeshtje trajtohet nė njė mėnyrė tė gabuar dhe shumė pikpamje mbi tė nuk marrin parasysh praktikėn ndėrkombėtare dhe as interesat afatgjata si dhe ēeshtjen e drejtėsisė sociale qė padyshim pėrbėn bazėn pėr zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social tė vendit.
Kjo ēeshtje po trajtohet sikur Shqipėria po ecėn nė njė rrugė tė pashkelur dhe se Shqipėria ėshtė vendi i fundit nga ish vendet komuniste qė nuk i ka dhėnė zgjidhje kėsaj ēeshtje. E vėrteta ėshtė qė rasti i Shqipėrisė pėrveē tė veēantave qė paraqet ka edhe pjesėn e pėrbashkėt me vendet e tjera ish komuniste, tek mė e pakta natyra e kėtij problemi. Gjithashtu Shqipėria nė krahasim me vendet e tjera ish komuniste, duke pėrfshirė vendet fqinje e deri Republikėn Ēeke ka bėrė njė progres tė dukshėm dhe qėndron mė pėrpara nė disa drejtime, sidomos nė pėrgatitjen e kuadrit ligjor ku ka patur njė angazhim tė vazhdueshėm. Nė kėtė drejtim, Shqipėria nė dallim nga disa vende duke pėrfshirė Republikėn Ēeke ka siguruar qė procesi i kompesimit tė pronave tė bėhet mbi baza jo diskriminuese tė ēfarėdo lloj natyrė qofshin ato, nė pėrputhje tė plotė me standartet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut. Sidoqoftė kjo ēeshtje paraqitet shumė mė e ndėrlikuar se nė vendet e tjera, pėr shkak tė natyrės sė ndryshme tė regjimit dhe praktikave qė ai ka ndjekur mbi pronat.
Praktika mė domethėnėse dhe mė e rėndėsishmė mbi kėtė ēeshtje ėshtė praktika e Gjykatės Europiane e tė Drejtave tė Njeriut. Kjo gjykatė nė vendimi e datės 8 korrik 1986, rasti Lithgow dhe tė tjerėt kundra Mbretėrisė sė Bashkuar, mbajti qėndrimin qė Neni 1. i Protokollit nr.1 nuk garanton njė tė drejtė pėr njė kompensim tė plotė nė tė gjitha rrethanat, pėrderisa objektivat legjitime tė interesit tė publikut si ai i ndjekjes sė reformave ekonomike, ose masave tė hartuara mė qėllim arritjen e njė drejtėsie mė tė madhe sociale, mund tė justifikojnė njė kompesim me njė vlerė mė tė vogėl sesa vlera e tregut. Gjykata nuk pranoi pretendimin e kėrkueseve qė tė bėhet njė trajtim i njėjtė ndėrmjet shtetėzimit dhe formave tė tjera tė cenimit si pėrvetėsimi i detyruar i tokės pėr qėllime publike.
I njėjti qėndrim ėshtė mbajtur edhe nga pėrfaqėsuesit e SHBA-sė nė seancėn e 18 korrikut 1996 tė Komisionit mbi Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Europė, organizuar nė Washington, DC. Kthimi i pronave, kompensimi dhe ruajtja: bėrja e kėrkesave nė Europėn post-komuniste [CSCE 104-2-15). Nė faqen 12 thuhet qė ne duhet tė jemi shumė fleksibėl nė mbajtjen e qėndrimeve, vecanėrisht kur vihet nė diskutim kėto ekonomi, do tė veēoja sidomos rastin e Shqipėrisė.
Mbrojtja e pronės nė tė drejtėn ndėrkombėtare
E drejta e pronės mbrohet nga neni 17 i Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut, neni 14 i Kartės Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Popujve, neni 21 i Konventės Amerikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Neni 1 Protokollit nr.1 i Konventės Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore.
Ndėrsa Pakti Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, nuk pėrfshin nė katallogun e tė drejtave tė mbrojtura prej tij, tė drejtėn e pronės. Megjithatė, nė vendimin e marrė gjatė sesionit tė 72-tė, 9 - 27 korrik 2001, (Komunikata no.857/1999) mbi ankimin e bėrė nga shtetas amerikan me origjinė ēeke theksojė qė shtetėsia nuk ėshtė njė kėrkesė origjinale (fillestare) pėr pronėsinė mbi pronėn, dhe se ndonėse pakti nuk e mbron kėtė tė drejtė, ligji i cili regullon kthimin e pronave duhet ta bėjė atė jo mbi njė bazė diskriminuese. Neni 26 i paktit dhe mbi bazėn e nenit 2 tė kėtij pakti ti kėrkojė Republikės Ēeke marrjen e masave pėr zhdukjen e kėtij dhunimi.
Kushtetuta e RSH
Neni 41 i Kushtetutės sė RSH, parashikon mundėsinė e shpronėsimeve ose kufizimeve tė sė drejtės sė pronės vetėm pėr interesa publike.
Shpronėsimet ose ato kufizimet e tė drejtės sė pronėsisė qė barazohen me shpronėsimin lejohen vetėm kundrejt njė shpėrblimi tė drejtė.
Mosmarrėveshjet nė lidhje me masėn e shpėrblimit shqyrtohen nė gjykata.
Kjo dispozitė ėshtė nė pėrputhje tė plotė me qėndrimin e mėsipėrm qė ka mbajtur gjykata Europiane, pasi shpėrblim i drejtė nuk do tė thotė domosdoshmėrisht shpėrblim nė vlerėn e tregut, pasi nė kėtė rast shprehja do tė ishte shpėrblim tė plotė.
Ndėrkohė qė interpretimi i kėtij neni tė Kushtetutės sė RSH lejon shpėrblimin si nėn ashtu edhe mbi nivelin e tregut pėr njė drejtėsi mė tė madhe sociale. Psh. nėse dikujt do ti prishej shtėpia pėr nevoja publike nė njė fshat nė rrethinat e Tiranės dhe do tė ishte njė shtėpi qė kushton shumė pak pasi mund tė jetė e vjetėr dhe e modelit tė vjetėr
nė kėtė rast, gjykata mund tė legjitimojė njė kompensim mė njė ēmim mė tė madh, pasi nė kėtė mėnyrė atė do tė mund tė bėnte njė shtėpi tė re qė sigurisht do tė kushtonte mė shumė.
Nė kuadėr tė kėtij debati, duhet patjetėr qė kompensimi i provave tė marrė parasysh jo vetėm rėndėsinė e kompesimit tė pronave, por edhe tė ndikimit negativ qė do tė ketė kompensimi i plotė mbi ekonomine e vendit, reformat qė janė ndėrmarrė dhe duhet tė ndėrmerren nė pėrputhje tė plotė me procesin e integrimit europian tė RSH si dhe cėnimit tė dukshėm qė do ti bėhet drejtėsisė sociale.
Padyshim nėse do ti kompensohej prona e plotė njė pronari qė zotėron gjysmėn e Tiranės, nė kėtė rast, drejtėsia sociale do tė cėnohej tej mase dhe do tė pėrbente njė shkak pėr shumė konflikte shoqėrore. Nga ana tjetėr, njė kompensim me njė faturė tė plotė tė pronave nė Shqipėri do tė rrezikonte reformat, investimet dhe stabilitetin makroekonomik, e shprehur nė terma tė buxhetit. Siē dihet fatura e pėrllogaritur sipas Ministrit tė Financave Z. Arben MALAJ kap vlerėn e 2 milard euro qė ėshtė tejmase e rėndė pėr buxhetin e shtetit shqiptar kur dihet qė prioritet i ēdo qeverie duhet tė jetė stabiliteti makroekonomi, investimet dhe rritja e mirėqenies sė tė gjithė qytetareve dhe jo vetėm tė njė shtrese tė caktuar. Tek e fundit, misioni i shtetit ėshtė sigurimi i drejtėsisė sociale pėr tė gjithė duke mbrojtur interesin e pėrgjithshėm tė shoqėrisė. Ēdo qėndrim, i cili nuk merr parasysh ēeshtjet e parashtruara nuk do tė sigurojė njė zgjidhje pėrfundimtare tė kėtij problemi dhe nga kjo do tė humbiste jo vetėm shumica e qytetarėve, por edhe vet pronarėt e kompensuar. I vetmi rezultat qė do tė vinte nga njė qėndrim i tillė do tė ishtė hapja e njė numri shumė tė madh konfliktesh shoqėrore qė do ti shtoheshin numrit aktual shumė tė madh, krahasuar me vendet e tjera tė zhvilluara.
|