Europa pas Jo-sė Franceze?
Nga Av. Jordan DACI, M.A (Ph.D. Candidate)
Botuar ne Gazeten "Shqiptare"
Debati mbi Europėn dhe mbi tė ardhmen e saj pėrbėn njė sfidė pėr mendimin politik dhe ligjor jo vetėm pėr shkak tė natyrės sė brishtė, por edhe pėr shkak tė historisė qė ajo mban mbi supe. Shumė njerėz mendojnė qė historia duhet tė ribėhet dhe tė mos jetohet me histori, por me idetė mbi tė ardhmen, por ja qė historia ėshtė kokėfortė dhe u jep jetė pėrsėri ngjarjeve tashmė tė kaluara.
Europa i ngjan njė legjendė qė me shumė guxim dhe vizion tė qartė pėr tė ardhmen mund tė kthehej nė njė realitet, tek e fundit ėshtė vetė legjenda qė i ka dhėnė asaj emrin e sotėm qė vjen nga emri i vajzės sė mbretit Foenician, Europa e cila u rrėmbye nga Zeusi, mbreti i perendive Greke. Nga ana tjeter, Europa ėshtė nė vetvete njė identitet kulturor dhe gjeografik.
Europa me historinė e saj tė tmerrshme dhe mizore mundi qė me guxim dhe me vizion tė qartė pėr tė ardhmen tė shėndrrohej nė Europėn e Bashkimit Europian, themelet e tė cilit ngrihen mbi vlerat universale tė njerėzimit si liria, barazia, tė drejtat e njeriut dhe mirėqenia e pėrbashkėt e njerėzimit. Shumė vetė u ngazėllyen kur BE u zgjerua me 10 vende anėtare tė reja dhe kur u hap drita jeshile edhe shumė vende tė tjera ish pjestare tė Bllokut Komunist, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė. Parė nga ky vėshtrim, e ardhmja e saj dukej tė ishte e qartė dhe nuk mund tė ishte tjetėr veēse njė Europė e bashkuar e cila diversitetin e saj e shfrytėzon jo si njė dobėsi, por si njė forcė zhvilluese dhe si njė vlerė unike.
Megjithatė, pas Jo-sė Franceze dhe asaj Hollandeze pėr Kushtetutėn e BE, themelet e kėtij tė fundit u tronditėn fuqishėm dhe plasaritjet e para tė ndėrtesės padyshim ndodhėn vetėm pak ditė pėrpara kur Franca dhe Hollanda anulluan Marrėveshjen Schengen. Sigurisht, kėto ndryshime shprehin nevojėn pėr reflektim tė institucioneve dhe vendeve Europiane, por nga ana tjetėr tregojnė edhe sa e dobėt dhe e papėrgatitur ėshtė Europa pėr tė ardhmen qė ajo synon.
Mungesa e njė politike konkrete qė synon njohjen e vlerave dhe kulturave tė vendeve anėtare pėrbėn njė faktor shumė tė fuqishėm pėr forcimin e fenomenit tė populizmit qė fatkeqsisht shpesh simbolizon dhe shpreh vlerat tashmė tė kaluara tė nacionalizmit dhe ksenofobisė qė me ringjalljen e tyre do ti jepnin fund asaj ēfarė ėshtė arritur.
Nga ana tjetėr, kėto reagime nuk janė vetėm forma populizmi apo frike nga pasiguria e krijuar nga kėrcėnimi terrorist, por pa dyshim shprehin edhe njė politikė tė sėmurė shtetėrore qė synon tė mbajė gjallė simbolin e mė tė fortit dhe tė parit dhe qė nuk mundet kurrėsesi tė ketė efekt pozitiv pėr kėto vende veēse njė efekt negative, jo vetėm nė kėtė drejtim por edhe nė drejtime tė tjera. Filozofia politikė bėrėse e Francės sė lavdishme, apo e Hollandės sė zgjuar dhe frikacake ėshtė e gabuar dhe ėshtė shprehja me e mirė e dobėsive tė BE-sė.
Sigurisht, ajo cfarė ndodhi dhe pritet tė ndodhė do tė ketė pasoja nė tė ardhmen e BE-sė, por edhe tė vendeve qė asprirojnė tė anėtarėsohen. Pasoja e parė negative mė e dukshme ėshtė shtryrja e proceseve integruese dhe tė anėtarėsimit pėr tė paktėn 1-2 vjet, mungesa tė dukshme mbėshtjetje pėr kėto vende, frenim i reformimit tė mėtejshėm tė institucioneve dhe vecanėrisht pėr Balkanin do tė shėrbejė si njė faktor pėr ruatjen e pozitave aktuale tė politikės sė jashtme dhe marrėdhėnieve me fqinjėt, cka pėrbėn njė ogur tė keq pėr zhvillimet nė rajon.
Sigurisht, ajo cfarė i ka munguar gjithmonė dhe qė ka kontribuar pėr gjendjen e krijuar ėshtė edhe e ashtėquajtura mungesė e demokracisė sė Bashkimit qė shprehet nė distancėn qė ekziston ndėrmjet institucioneve tė BE-sė dhe qytetarėve tė BE-sė.
Sidoqoftė kėto zhvillime kanė edhe efektet e tyre positive si pėr BE-sė ashtu edhe pėr vendet candidate, pasi kėto krijojnė rrethanat e nevojshme pėr ndryshime dhe kuptohet qė edhe vendet kandidate do tė jenė mė tė sigurta nė atė ēfarė ato presin tė gjejnė dhe tė ofrojnė nė BE.
Tani ėshtė momenti qė BE-ja duhet tė reflektojė mbi kėto zhvillime dhe shtetet anėtare duhet tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsitė e tyre jo vetem individuale, por edhe kolektive, pėr tė mbrojtur atė ēfarė ėshtė arritur, kjo pėr tė mirėn e pėrbashkėt, pasi ēdo kthim mbrapa do tė ishte fatal nė radhė tė parė pėr kėto vende dhe nė radhė tė dytė pėr mbarė botėn. Njė Europė e dobėt do tė thotė njė botė me konflikte dhe ku balancimi i fuqive nuk ekziston si koncept. Sigurisht, roli i SHBA-sė nė kėtė drejtim mbetėt i pazėvendėsueshėm dhe krenaria e sėmurė qė na ishte njėherė nuk duhet tė jetė njė faktor frenues nė forcimin e marrėdhenieve BE- SHBA. qė ėshtė vendi i cili i ka qėndruar gjithmonė pranė Europės dhe qė padyshim kjo e fundit duhet tė mbėshtet tek ajo dhe ti ofrojė bashkėpunim real
|