E drejta e Lirisė sė Besimit dhe laiciteti i Universiteteve...
Nga Jordan DACI
Botuar pjeserisht si interviste ne Gazeten "Shqip"
Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr: tė drejtėn e mendimit e ndėrgjegjes dhe tė besimit si dhe tė drejtėn pėr arsim. E drejta e besimit (shkurt) ėshtė njė e drejtė qė sipas shumė studiuese tė tė Drejtave tė Njeriut, por edhe sipas disa vendimeve tė organeve ndėrkombėtare, klasifikohen si tė drejta tė shprehjes (nė kėtė grup futėn edhe e Drejta e Organizimit, e Drejta e Shprehjes, e Drejta e Tubimit). Kėto tė drejta janė grupuar sė bashku sepse kanė shumė karakteristika tė pėrbashkėta dhe, nga ana tjetėr, organe tė ndryshme tė tė Drejtave tė Njeriut pėrdorin njė test specifik pėr tė pėrcaktuar nėse kėto tė drejta janė dhunuar ose jo.[1][1] Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut ka pėrdorur kėtė test nė ēėshtjen Handyside kundėr Mbretėrisė sė Bashkuar 1976. Testi konsiston nė tė bėrit e katėr pyetjeve tė mėposhtme.[2][2]
1- A ka pasur njė ndėrhyrje me njė tė drejtė tė Njeriut ?
2- A ishte kjo ndėrhyrje e bazuar nė ligj?
3- A ishte ndėrhyrja e bazuar nė njė qėllim legjitim?
4- A ishte ndėrhyrja e nevojshme nė njė shoqėri demokratike?
Pėrgjigjja e pyetjes sė parė, synon sqarimin e faktit nėse personit qė ka bėrė ankimin i ėshtė shkelur njė ose disa tė drejta tė njeriut tė garantuara nga normat juridike nė fuqi. Kuptohet personi ose organi qė do tė shqyrtojė ankesėn duhet tė analizojė nė radhė tė parė nėse faktet vėrtetojnė qė shkelja ėshtė e vėrtetė ose jo dhe nėse ėshtė e vėrtetė duhet tė analizojė nėse e drejta e shkelur ėshtė e mbrojtur ose jo nga e normat juridike nė fuqi. Pėrgjigjja e dytė, duhet tė sqarojė faktin nėse ndėrhyrja ndaj njė tė drejtė tė garantuar nga normat juridike ėshtė bazuar nė ligj, ose e thėnė ndryshe, a lejon ligji njė ndėrhyrje tė tillė. Pėrgjigjja e tretė synon tė sqarojė dhe tė analizojė faktin nėse kjo ndėrhyrje ėshtė bėrė pėr njė qėllim legjitim. Njė qėllim legjitim mund tė jetė njė ndėrhyrje e cila lejohet nga vetė e drejta, ose, mė saktė, vetė formulimi i dispozitės qė mbron tė drejtėn nė fjalė. Pėrgjigjja e katėrt synon tė sqarojė dhe tė analizojė faktin nėse kjo ndėrhyrje ishte ose jo e nevojshme pėr njė shoqėri demokratike. Kjo do thotė qė njė ndėrhyrje qė justifikohet nga njė pėrgjigje pozitive e tre pyetjeve tė para mund tė vazhdojė tė konsiderohet legjitime nėse ishte e vetmja mėnyrė, e cila prekte sa mė pak tė drejtėn ose tė drejtat e personit qė ankohet.
Pra nė kėtė rast duhet tė pėrdorim kėtė test pėr tė parė nėse kemi njė dhunim apo jo.
Pyetja 1. A ka pasur njė ndėrhyrje me njė tė drejtė tė Njeriut ?
Pėrgjigja pėr kėtė pyetje ėshtė po, sepse urdhri i rektorit tė Universitetit tė Durrėsit pėr tė hequr veshjen ka cėnuar tė drejtėn e mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit e mbrojtur nga Neni 24 i Kushtetutės sė RSH, Neni 9 i KEDNJ (Konventa Europiane pėr tė Drejtat dhe Liritė Themelore tė Njeriut dhe Neni 18 i PNDCP (Pakti Ndėrkombėtar pėr tė Drejta Civile e Politike).
Pyetja 2. A ishte kjo ndėrhyrje e bazuar nė ligj?
Qė tek kjo pyetje, Rektorati mbetėt nė klasė sepse nė asnjė dispozitė ligjore pėrsa i pėrket arsimit tė lartė nuk flitet qartazi pėr njė ndalim tė veshjeve me karakter fetar. Nga ana tjetėr, pėrpjekjet e rektorėve (pasi ka pasur edhe raste tė tjera) pėr tė justifikuar ndėrhyrjen me idenė qė Universiteti ėshtė laik, pėrsėri janė jo tė bazuara nė ligj sepse laiciteti i Universiteti nuk qėndron tek veshja, por qėndron tek pavarėsia e tij nga organet apo pėrfaqėsuesit fetar si dhe tek natyra e dijeve qė Universiteti pėrcjell tek studentėt, apo tek qėndrimet qė Universiteti mban nė raport me ēėshtjet fetare etj.
Nga ana tjetėr, Kushtetuta e RSH nė nenin 24 garanton Lirinė e ndėrgjegjes dhe tė fesė. Nė paragrafin 2 dhe 3 tė kėtij neni thuhet: Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe ti shfaqė ato individualisht ose kolektivisht, nė publik ose nė jetėn private, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve. 3. Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet tė marrė pjesė nė njė bashkėsi fetare ose nė praktikat e saj, si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij.. Po ashtu kjo e drejtė garantohet edhe nga neni 9 i KEDNJ (Konventa Europiane pėr tė Drejtat dhe Liritė Themelore tė Njeriut). Mė fjalė tė tjera, kjo ndėrhyje ishte e pabazuar nė ligj.
Nė tė vėrtetė pėr gjykatėn do tė mjaftonte qė njėra nga pėrgjigjet tė ishte negative pėr tė vėrtetuar njė dhunim tė kėsaj tė drejte. Megjithatė, dhe vetė Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut nuk ka qenė shumė e qartė nė qėndrimet e saja, biles ka qenė edhe kontradiktore nė disa raste. P.sh. Nė rastin Karaduman kundėr Turqisė, i datės 03 maj 1993, ankimi nr.16278/90, Dr 74/10, gjykata tha lidhur me kėtė ēėshtje qė: qė rregullat e veshjes nė universitetet laike nuk bien nė kundėrshtim me Konventėn. Sigurisht, sipas mendimit tim, Gjykata e ka analizuar ēėshtjen nė njė plan sui generis pa marrė parasysh testin e pėrdorura nga ajo nė raste tė tjera tė ngjashme. Nga ana tjetėr, po kjo gjykatė ėshtė shprehur lidhur me debatin qė krahason mbajtjen e kryqit me veshjen myslimane qė: nėse mbajtja e njė kryqi do tė ishte nė varėsi tė gjykimit tė secilit bazuar mbi madhėsinė e tij, sigurisht kjo do tė ishte dhunim i tė drejtės sė besimit. Pėr paralelizėm edhe nė kėtė rast, veshja e njė myslimani ose myslimaneje nuk mund ti lihet nė dorėn e gjykimit tė askujt sepse nė kėtė rast e cėnon nė thelb tė drejtėn e lirisė sė besimit...
Duke pasur parasysh rėndėsinė e kėtij diskutimi, ėshtė nė interesin e tė gjithėve qė ta shtjellojmė mė tej kėtė ēėshtje duke ju pėrgjigjur edhe pyetjeve tė tjera tė cilat nė tė vėrtetė e trajtojnė ēėshtjen objekt diskutimi nė njė plan shumė mė tė gjerė.
Pyetja 3. A ishte ndėrhyrja e bazuar nė njė qėllim legjitim?
Sipas Nenit 9 tė KEDNJ, njė ndėrhyrje do tė ishte legjitime nėse do tė bėhej pėr njė nga arsyet nė vijim: nė kuadėr tė masave tė nevojshme nė njė shoqėri demokratike, pėr sigurimin publik, pėr mbrojtjen e rendit, tė shėndetit ose tė moralit publik, ose pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe tė lirive tė tė tjerėve. Ndėrsa sipas nenit 17 tė Kushtetutės sė RSH, njė ndėrhyrje do tė ishte legjitime kur tė bėhej me ligj, pėr njė interes publik ose pėr tė mbrojtur tė drejtat e tė tjerėve. Ėshtė e qartė qė nė rastin konkret nuk bėhet pėr asnjėrėn nga kėto arsye legjitime. Dhe ēdo pėrpjekje pėr ta klasifikuar kėtė ndėrhyrje nė kuadėr tė rasteve tė mėsipėrme ėshtė absurde dhe e pabazė.
Pyetja 4. A ishte ndėrhyrja e nevojshme nė njė shoqėri demokratike?
Sigurisht, vetė natyra e kėsaj pyetje mundėson shumė diskutime tė cilat mund tė jenė edhe kontradiktore. Nga ana tjetėr nėse pėrgjigja e pyetjes sė mėparshme ėshtė negative pyetja e katėr nuk ėshtė e nevojshme tė bėhet sepse kjo e fundit nėnkupton qė ndėrhyrja ishte mundėsia e vetme nė pėrmbushje tė qėllimeve legjitime
qė mungojnė nė rastin tonė. Megjithatė, diskutimi pėr ēėshtjen nė fjalė del jashtė logjikės juridike dhe ngėrthen nė vetvete shumė ēėshtje tė tjera tė karakterit shoqėror dhe politik. Pėr rrjedhojė, edhe diskutimi duhet tė ndjek kėtė linjė mendimi. Me konkretisht unė tė gjithė atyre qė janė kundėr kėtyre veshjeve mund tju bėj disa pyetje: Ēfarė problemi iu shkakton juve personalisht mbajtja e njė veshje me karakter mysliman? Ēfarė tė drejtė iu dhunon atyre veshja me karakter fetar, qoftė myslimane, qoftė e njė besimi tjetėr? Dhe kush ėshtė interesi publik pėr tė kufizuar tė drejtėn e Lirisė sė besimit?
Sigurisht mua dhe shumė tė tjerėve nuk na shkakton asnjė problem dhe nuk na dhunon asnjė tė drejtė apo interes personal sepse ajo ėshtė njė ēėshtje personale dhe nuk mė prek asnjė nga interesat e mi. Po ashtu nuk gjejmė asnjė interes publik, pėr mbrojtjen e tė cilit do tė justifikohej cėnimi i kėsaj tė drejtė. Pėrkundrazi, gjejmė vetėm interesa publikė, mbrojtja e tė cilėve kėrkon respektimin e kėsaj tė drejtė. Ndoshta ithtarėt dhe shkaktarėt e kėtij debati mund tė japin shumė shpjegime, por jam shumė i sigurt qė nė thelb asnjė nga problemet qė ato shtrojnė nuk lidhen me ata personalisht dhe nė mėnyrė logjike me asnjė anėtarė tjetėr tė shoqėrisė.
Nė kuadėr tė kėtij diskutimi, me lejoni tė bėj njė krahasim qė disa nga studentėt e mi e kanė bėrė gjatė njė orė mėsimi ku po diskutohej kjo ēėshtje
. Njė student iu drejtua njė bashkėbiseduesi dhe i tha: Pėr mua mė shumė shqetėsues ėshtė minifundi sesa shamia
pasi ky i fundit mė shqetėson duke mė eksituar
ndėrsa shamia jo.... Po ashtu, po tė marrim tė mirėqenė teorinė e mbrojtjes sė interesave tė shoqėrisė nga indoktrinimi, i bie qė edhe priftėrinjtė, hoxhallarėt, murgeshat etj, tė mos i mbajnė veshje e tyre karakteristike sepse indoktrinojnė shoqėrinė... Ēfarė absurditeti
Pėr mua indoktrinim i dėmshėm nuk ėshtė indoktrinimi fetar, i cili sipas meje ėshtė i nevojshėm sepse shėrben ndėr tė tjera edhe si njė mjet frenues ndaj tendencės pėr liri tė pakufizuar tė natyrės njerėzore, por indoktrinimi me ide absurde qė invokojnė mė shumė njė anarki sesa njė liri. Bile kėto ide nė thelbin e tyre janė kontradiktore sepse nga njėra anė na mbrojnė me fanatizėm lirinė e individit ndaj asaj tė komunitetit dhe nga ana tjetėr ėshtė pikėrisht liria e individėt qė sakrifikohet e para nė raport me atė tė komunitetit, nė pėrpjekje pėr tė justifikuar qėndrimet e tyre nė ēfarėdo lloj debati qė ato pėrfshihen.
Nė rastin konkret, kjo ndėrhyrje nuk ėshtė aspak e nevojshme sepse veshja e njė personi nuk ka pėrse tė jetė objekt gjykimi i personave tė tjerė, aq mė pak qė nė kėtė rast bėhet fjalė pėr veshje dhe jo zhveshje. Ndoshta shumė personave iu pėlqen zhveshja me shumė sesa veshja, por sigurisht kjo nuk pėrbėn njė shkak ose arsye legjitime pėr tė kufizuar veshjen. Aq mė pak njė masė tė nevojshme pėr njė shoqėri demokratike.
Nga ana tjetėr, ėshtė shumė e rėndėsishme tė kemi parasysh qė KEDNJ ėshtė njė standard minimal dhe i lejon shtetet qė tė rrisin standardet e mbrojtjes dhe respektimit tė tė drejtave nė vendet e tyre. Konkretisht edhe vet Kushtetuta jonė, mund tė thuhet lirisht qė ka rritur standardin e mbrojtjes sė tė drejtės sė lirisė e mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit nė krahasim me KEDNJ. Pasi neni 17 i Kushtetutės qė lejon kufizimet e tė drejtave tė garantuara, lejon kufizimin e tyre vetėm me ligj pėr njė interes publik ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Njėkohėsisht edhe kufizimi duhet tė jetė nė pėrpjesėtim me gjendjen qė e ka diktuar atė. Nė rastin tonė Kuvendi i Shqipėrisė nuk ka miratuar ndonjė ligj i cili parashikon kufizimin e kėsaj tė drejtė. Pėr mė tepėr nuk ekziston asnjė interes publik apo shkak tjetėr i ligjshėm qė do tė justifikonte qė Kuvendi i Shqipėrisė tė miratonte njė ligj tė tillė. Nė kėto kushte, kur nuk ka njė ligj tė tillė dhe dikush dhunon tė drejtėn e njė shtetasi, ky i fundit duhet tė pėrgjigjet pėr shkeljen e tė drejtave kushtetuese tė shtetasve deri dhe penalisht. P.sh. pėr veprėn penale tė pengimit tė ceremonive fetare, nėpėrmjet pengimit ose krijimit tė pengesave pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė fetare, si dhe pėr tė shprehur lirisht bindjet fetare.
Praktika ka treguar qė kufizimi i kėsaj tė drejte nga ana e qeverisė ėshtė shumė e vėshtirė tė justifikohet dhe shpesh herė bėhet shkas pėr ngjarje tė dhunshme dhe nxisin ndarjen e shoqėrisė. Po ashtu, pengimi i besimtarėve mysliman pėr tė mbajtur veshjet e tyre, praktikisht dhunon edhe tė drejtėn e tyre pėr arsim sepse kėto persona nuk do tė hiqnin dorė nga bindjet e tyre fetare. E drejta pėr arsim mbrohet nga protokolli Nr.1 i KEDNJ nė nenin 2 dhe neni 13 i PNDCP dhe neni 57 i Kushtetutės sė RSH.
Pėr tė pėrfunduar dua tė them, qė kėto veprime ndėrmerren nė kuadėr tė njė tendence absurde pėr tu treguar mė shumė katolikė se Papa. Kėto veprime cėnojnė tolerancėn fetare nė Shqipėri, pasi kjo e fundit e ka bazėn e saj pikėrisht nė lirinė e ushtrimit tė besimit fetar pa dallim nga tė gjithė shtetasit e RSH dhe shtetasit e huaj, pavarėsisht nga bindjen fetare qė ato kanė. Nga ana tjetėr, nuk merret fare parasysh realiteti shqiptar, por thjesht merren pėr bazė shembujt mė tė keq tė praktikave evropiane tė disa vendeve qė ndonėse janė anėtare tė BE nuk respektojnė shumė tė drejta dhe liri themelore tė njeriut...
|